BE: Shqipëria, zhvillime pozitive në përmbushjet të prioriteteve
Takimi i Nënkomitetit “Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca” dhe Nënkomitetit të “Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë”
Në Ministrinë e Integrimit u mbajt takimi i tretë dhe i katërt i Nënkomitetit “Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca” dhe Nënkomitetit të “Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë” ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Në Nënkomitetin e “Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë”, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, u diskutua rreth zhvillimeve kryesore sipas fushave, kryesisht progresi ne reformën gjyqësor, luftën kundër korrupsioni, krimit të organizuar, menaxhimit të kufirit, azilit dhe migracionit si dhe në fushën e të drejtave të njeriut.
Drejtuesi i Seksionit Politik pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Rumbold, në fjalën e tij, vuri theksin në përmbushjen e 12 prioriteteve të opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë duke vlerësuar zhvillimet e fundit në përmbushje të këtyre prioriteteve.
Ndërsa në Nënkomitetin e “Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca”, u raportua mbi performancën e institucioneve shqiptare përgjatë vitit 2011 dhe 2012, në zbatim të angazhimeve të marra në MSA dhe programin e Qeverisë, me fokus harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative, si një element kyç në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim.