Sequi: Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar sërish se presidenti i ri i vendit duhet të zgjidhjet në mënyrë konsensuale. I pyetur nga mediat në lidhje me kandidimin e ish-kryeministrit Fatos Nano, ambasadori Sequi theksoi se shpreson që zgjedhja e presidentit të bëhet në rrugën e duhur.
Gjithashtu ambasadori Sequi është pyetur edhe në lidhje me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Ne jemi në Shqipëri për të ndihmuar për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo është një rrugë e vështirë por jo e pamundur” theksoi Sequi.
Ndërkohë ditën e djeshme, Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaroi se është koha që të propozohen kandidatët për presidentin e ri të vendit. Nga qyteti i Durrësit, ambasadori Wollfarth theksoi se është në dorë të qytetarëve të zgjedhin një president dinjitoz.