BE: Situata e përgjithshme në Kosovë mbetet e brishtë
Aty u theksua se sfidat kyçe të Kosovës mbeten ende sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Kryediplomatët evropianë kanë përshëndetur mbajtjen e qetë të zgjedhjeve lokale dhe kanë theksuar rëndësinë e madhe të zbatimit korrekt e të plotë të procesit të mbetur zgjedhor. Në dokumentin përmbyllës të takimit në Bruksel, thuhet se "sfida kyçe" në Kosovë gjithashtu janë "forcimi i kapaciteteve të administratës, mbrojtja e serbëve dhe pakicave të tjera, e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe dialogu dhe mirëkuptimi ndërmjet bashkësive".
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë theksuar pritjen që Prishtina të bashkëpunojë me EULEX-in dhe të sigurojë veprimin e këtij misioni në Kosovë. Këshilli i ministrave të BE-së gjithashtu e ka përshëndetur deklaratën e Komisionit Evropian për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, duke shprehur kënaqësinë nga propozimi që instrumentet e BE-së të përdoren për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.