E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kallzim penal policisë bashkiake

TIRANE- Konflikti për shemben e pallatit 12 katësh,pronë e Ilir Matës, kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza shtrihet deri në një konflikt mes policisë së Tiranës dhe policisë bashkiake.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e Tiranës informo se do të dërgojë kallzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, policinë bashkiake e cila sot në mëngjes u konfrontua me forcat e rendit të cilët kishin rrethuar pallatin 12 katësh.

“Sot më datë 08.12.2009, forcat e Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, kanë tentuar dhe janë konfrontuar me punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kishin bllokuar zonën për të garantuar veprimtarinë e normale të Inspektoriatit Ndërtimor si dhe për të garantuar jetën e shëndetin e qytetarëve, si pasojë e punimeve që po kryheshin për prishjen e këtij objekti. “- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së policisë së Tiranës

Duke i vlerësuar këto veprime si të pa preçedenta dhe antiligjore të kryera nga Policia Bashkiake, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka pregatitur dhe do të dërgojë kallzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në njoftimin për shtyp policia argumenton se duke mbështetur aktivitetin e Inspektoriatit të ndërtimit ka kryer detyrën e saj ligjore.
“Vetëm gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka mbështetur në 5 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe në 675 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës.”- sqaron zyra e shtypit pranë kësaj drejtorie policie.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›