Tajvan, ekspozohet fosili i një dinosauri që ka jetuar 65 milionë vjet më parë.
TAJVAN- Në Tajvan u paraqit fosili i një dinosauri që ka jetuar 65 milion vjet më parë. Fosili u paraqit në një ekspozitë e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me ngrohjen globale.
Ekspozita përfshin rreth 250 fosile, si kthetra e vezë dinosauri, të sjella nga tetë vende të ndryshme në të pesë kontinentet. Objekti më i madh i ekspozuar, skeleti i një mashkulli Tyrannosaurus Rex, u paraqit në ceremoninë e hapjes së ekspozitës. Skeleti është 4 metra i lartë e 12 metra i gjatë. Një kërkues i Muzeut të Shkencave e Natyrës Hayashibara në Japoni karakteristikat dalluese të fosilit të T-Rex janë koka e madhe dhe parakrahët e shkurtër.
Ndër objektet e tjerë të përfshirë në këtë ekspozitë janë edhe fosile Allosaurus, Pterosaurs e Hesperosaurus. "Shpresoj që qytetarët tajvanezë ta kuptojnë procesin e kërkimit të fosileve të dinosaurëve, të gjejnë kënaqësi duke u njohur me ambjentin ku jetonin këto krijesa parahistorike e të mësojnë më shumë për ta" tha Shigeru Suzuki, një kërkues i Muzeut të Shkencave të Natyrës Hayashibara.
Përkrah skeleteve parahistorike janë vendosur edhe tre dinosaur robotë të prodhuar nga kompania japoneze Kokoro.
Fëmijët që vizituan ekspozitën thanë se nuk kishin aspak frikë nga përbindëshat gjigandë që dikur sundonin botën. "Dinosaurët që shohim në televizor janë më të vegjël" tha 6 vjeçari Hsieh Hsiang-han. I pyetur në lidhje me dinosaurët e paraqitur në këtë ekspozitë gjashtë vjeçari u mjaftua me fjalët: "Janë më të mëdhenj". Dinosaurët do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 5 Prill 2010.
(S.T/BalkanWeb)