E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Smbeshtesim zgjedhje te parakohshme. Hetimi te behet nga institucionet

/ /

Komisioni hetimor parlamentar mund te bashkepunoje me Prokurorine per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit por jo ta zevendesoje ate. Keshtu u shpreh dje ne Tirane Miroslav Lajcak i derguari i Perfaqesueses se Larte te Bashkimit Europian Catherine Ashton pas takimeve te gjata me kreret me te larte te shtetit. Ne nje komunikim me mediat ne perfundim te takimeve me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama Lajcak tha se duhet te jene institucionet shteterore qe te bejne hetimet. Komisioni parlamentar qe eshte ngritur mund te jete si komplementar ne kete pike por smund te zevendesoje hetimet qe duhen bere.

Ne kemi besim te plote te institucionet shqiptare qe ato te arrijne te zbulojne te verteten e plote ne lidhje me 21 janarin. Sipas tij institucionet shqiptare kane pergjegjesine qe ua jep Kushtetuta te hetojne dhe ne fund te kete nje vleresim te balancuar te paanshem dhe gjitheperfshires. Lajcak zgjodhi komunikimin me mediat per te dhene tre mesazhe te rendesishme per klasen politike shqiptare Ka disa hapa konkrete qe duhet te merren qe te mos kete pershkallezim te situates. Nuk duhet te kete dhune nuk duhet te kete retorike nxitese apo te zjarrte respekt te plote per sundimin e ligjit dhe institucionet sipas Kushtetutes. Se dyti duhet te rifilloje dialogu politik mes pozites dhe opozites sic u shkon per shtat vendeve europiane. Se treti te filloje puna ne menyre serioze per 12 pikat e nxjerra nga raporti i Komisionit Europian me te cilat duhet te merren palet politike qe te kemi nje situate pozitive. Sipas tij ndryshimi pozitiv nga java e kaluar kur ishte serish ne Tirane eshte fakti qe PD-ja anuloi mitingun e paralajmeruar dhe Prokuroria hapi hetimin per kete ngjarje. Lidhur me kete ceshtje ne takimin mes Lajcak dhe Presidentit Topi u nenvizuan rendesia e zhvillimit te nje hetimi teresor profesional transparent e te paanshem te ngjarjeve te 21 janarit qe sipas tyre duhet te shoqerohet njekohesisht edhe me rivendosjen e menjehershme te dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve te pavarura kushtetuese.
Zgjedhjet
Nje tjeter ceshtje e diskutuar ne takimet me kreret me te larte te shtetit ka qene ajo e zgjedhjeve te parakohshme dhe e atyre lokale te 8 majit. I pyetur ne konferencen per shtyp per mundesine e zgjedhjeve te parakohshme si nje alternative per te dale nga kriza Lajcak u pergjigj Kjo eshte nje pyetje per qytetaret tuaj per parlamentaret tuaj dhe jo per mua. Por ne njoftimin per shtyp te publikuar ne faqen e Keshillit te Ministrave pas takimit mes kryeministrin Berisha dhe te derguarit te Baroneshes Ashton Lajcak e ka perjashtuar kete mundesi. BE-ja e konsideron diskutimin mbi zgjedhjet e 2009-s si nje kapitull te mbyllur perfundimisht bazuar ne vleresimin e bere nga raporti i OSBE/ODIHR citohet Lajcak ne njoftimin e Qeverise teksa shton se ne Bashkimin Europian ka zero mbeshtetje per zgjedhje te parakohshme apo per bojkot te zgjedhjeve lokale. Nderkohe burime prane PS-se bejne te ditur per gazeten Panorama se kreu i socialisteve Edi Rama eshte fokusuar gjate gjithe takimit ne situaten e rende politike dhe pavaresine e institucioneve dhe nuk e ka prekur ne asnje moment ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Teksa permendi tre detyrat per klasen politike ai renditi mes tyre si aktivitetin politik te radhes zgjedhjet lokale te 8 majit. I derguari i Brukselit beri thirrje dje per qetesi ne protestat e sotme te opozites teksa qe ne hyrje te konferences tha ka ende rrezik per pershkallezim te situates dhe konfrontime te dhunshme. Duke pasur parasysh qe do kete demonstrata te tjera u bej thirrje qytetareve te Shqiperise te sillen ne menyre te pergjegjshme ne menyre te qete qe te mos provokohen. Ndersa ne njoftimin e Kryeministrise thuhet se ne kete kontekst i derguari Lajcak theksoi se Bashkimi Europian eshte kunder betejave politike jashte kuadrit institucional kunder cdo aktiviteti qe mund te provokoje akte dhune te metejshme asnje mbeshtetje per bojkotim dhe bllokim te procesit zgjedhor cilido qe luan me keto tre karta humbet cdo kredibilitet ne syte e nderkombetareve.

Lajcak Topi simbol i unitetit
I derguari i Baroneshes Ashton u takua dje fillimisht me Presidentin Topi. Pasi vleresoi Presidentin Topi per rolin konstruktiv ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi dhe si simbol i unitetit te popullit duke e inkurajuar per vazhdimin e luajtjes se ketij roli ne keto momente te veshtira e delikate Lajcak theksoi nevojen urgjente per qetesi dhe rregull publik si dhe te respektit te Kushtetutes shtetit te se drejtes dhe pavaresise se institucioneve qe te ushtrojne detyrat e tyre kushtetuese.

KiE Kriza i ben dem vendit
KiE i ben thirrje klases politike ne Shqiperi qe te zgjidhe krizen politike dhe te shmange dhunen. Bashkeraportuesit e Asamblese Parlamentare te KiE per monitorimin e Shqiperise Jaakko Laakso dhe Thomas Jirsa u kane kerkuar te gjitha paleve te gjejne nje zgjidhje te negociuar per krizen aktuale politike ne Shqiperi dhe te permbahen nga cdo veprim qe mund te pershkallezoje me tej situaten tashme te tensionuar. Kjo krize eshte duke u bere dem te perhershem institucioneve demokratike ne Shqiperi dhe po rrezikon stabilitetin e vendit.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›