E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i 21 janarit PD ritherret Topin

/ /

Peci Ne rast se nuk eshte keqdashje politike eshte miopi juridike

Nje dite pasi Topi deklaroi permes keshilltarit te tij juridik Spiro Peci se Kodi i Procedures Penale nuk i jep te drejte komisionit hetimor te therrase ne mbledhje kreun e shtetit juristet demokrate saktesojne se kjo eshte nje seance ku Presidenti nuk do te deshmoje por do te jape informacion. Per kete qellim komisioni hetimor i ka derguar dje serish nje leter kreut te shtetit ku sakteson se qellimi i vajtjes se tij ne Parlament nuk eshte per te deshmuar. Presidenti i Republikes eshte thirrur ne kete komision hetimor parlamentar per te percjelle te dhena informacione dhe dokumente zyrtare si titullari i vetem i institucionit te Presidences sic parashikohet ne nenin 14 shkronja b te ligjit nr. 8891 date 2.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit. Ne shpresojme se Presidenti do ti pergjigjet ketij detyrimi ligjor tha dje ne nje konference per shtyp kreu i komisionit hetimor Eduard Halimi. Sipas tij komisioni eshte ne fazen e mbledhjes se te dhenave zyrtare dhe jo zyrtare procedure e cila parashikohet ne nenin 15 te ligjit per komisionet hetimore. Megjithate demokratet sipas Halimit jane gati te shkojne ne zyren e Presidentit per ta zhvilluar seancen e marrjes se te dhenave me kreun e shtetit sic parashikohet edhe ne Kodin e Procedures Penale. Per keto arsye komisioni eshte i gatshem ne permbushje te ketyre detyrimeve te mesiperme ligjore te zhvilloje kete vizite edhe prane institucionit te Presidentit perfundoi deklaraten e tij Halimi.
Reagimi i Presidences
Pas deklarates se kreut te komisionit hetimor Presidenti Topi reagoi serish permes keshilltarit te tij juridik Spiro Peci. Ai e quajti miopi juridike faktin qe PD-ja i referohet nenit 14 te ligjit per komisionet hetimore ku ky i fundit mund te therrase per te marre informacione dhe te dhena titullaret e institucioneve. Ne qofte se ky argumentim nuk permban keqdashje politike ne rastin me te mire eshte nje miopi juridike. Neni i cituar ben fjale per te drejten e komisionit qe te therrase titullare institucionesh per pyetje dhe te kerkoje dokumente ose informacione zyrtare prej tyre. Vetem ata qe nuk kane koncepte mbi institucionin dhe titullaret e institucioneve si dhe nuk lexojne apo nuk duan te lexojne Kushtetuten e vendit e njesojne Presidentin e Republikes me nje titullar institucioni tha Peci. Sipas tij Dua te theksoj se askush nuk mund te vere ne dyshim apo te komentoje faktin qe Presidenti eshte institucion dhe jo titullar institucioni. shte pikerisht kjo arsyeja midis te tjerave qe Kushtetuta e Republikes e ka vendosur Presidentin si institucion duke i caktuar direkt kompetencat te drejtat dhe detyrimet. Duke iu referuar nenit 92 pika h e Kushtetutes Peci tha se Presidenti kerkon informacion dhe te dhena nga drejtuesit e institucioneve shteterore dhe ne asnje rast nuk ka detyrimin qe te jape informacion. Marredheniet e Presidentit te Republikes me Kuvendin jane percaktuar ne menyre te drejtperdrejte nga Kushtetuta madje duke e vendosur Presidentin si institucion ne nje pozite te vecante po ne Nenin e sipercituar ne germen a ku thuhet se ai i drejton mesazhe Kuvendit perfundoi deklaraten e tij keshilltari juridik i kreut te shtetit.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›