BE, Stefan Fyle: Jo zgjedhje lokale serbe në Kosovë
BRUKSEL- Bashkimi Europian pak ditë para se serbët të dalin në zgjedhje presidenciale rikonfimon qëndrimin e tij, kundra zhvillimit të tyre në territorin e Kosovës.
Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Stefan Fyle deklaroi nga Brukseli se nuk ka vend për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Sa u përket zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale, të cilat mbahen në të njëjtën dite në Serbi, Fyle tha se duhet të gjenden mundësitë që serbët e Kosovës të votojnë.
Eurokomisioneri Fyle i bëri këto komente në konferencën kushtuar bashkëpunimit rajonal në territorin e Ballkanit dhe të ardhmen e këshillit të bashkëpunimit rajonal, mbajtur sot në Bruksel.
Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 6 maj. Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Ndërkohë, rritja e sigurisë ne veri me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve ka qene ne fokus te takimit te komitetit për sigurinë te mbajtur ne Prishtine. Në mbledhje është kërkuar një mobilizim i strukturave te sigurisë, sidomos ne datën 6 maj kur në Zveçan dhe në Zubin Potok do të mbahen zgjedhjet lokale serbe.
(el.me/BalkanWeb)