E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria do ti dërgojë notë proteste KFOR-it, s’i kontrolloi kamionët rus

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, shprehet i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni, dërgesë nga Rusia, gjoja se bartte barna dedikuar Spitalit të Mitrovicës. Sipas tij, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda.

Ndaj Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i dërgojë një notë proteste NATO-s pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.

Ministri Rexhepi ka potencuar se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sidoqoftë, Rexhepi ka potencuar se Qeveria do të mund të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale për ata që kanë 2 shtetësi me ndërmjetësimi të OSBE-së, transmeton Koha.net.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›