E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Temperaturat e botes do te rriten me 7 grade

Femijet qe lindin ne ditet e sotme ne vende si Spanja apo Italia do te jene deshmitare te rritjes me 7 grade celsius te temperaturave te veres nga fundi i jetes se tyre. Keshtu raportohet ne nje dokument te Agjencise se Mjedisit te Bashkimit Evropian. Raporti thote gjithashtu se vendet veriore do te jene 20 per qind me te lageshta deri ne fund te shekullit. Dokumenti perfaqeson vezhgimin 5-vjecar te mjedisit ne Evrope dhe publikohet nje dite pas nisjes se bisedimeve per ndryshimet klimaterike ne Kankun te Meksikes.

Numri i diteve me te ngrohta se 40.7 grade do te dyfishohen pergjate brigjeve te Mesdheut deri ne 2080 me pasoja ne ekosistemin evropian. Ndersa njerezit do te pershtaten gradualisht me rritjen e temperaturave do te rriten vdekjet per shkak te shokut nga i nxehti. Ne veren e vitit 2003 rreth 15 mije njerez humben jeten ne France per shkak te vapes dhe rreth 3 mije te tjere ne Itali. Kulturat jugore si rrushi do te shtyhen me ne veri ndersa bimet qe rriten vetem ne veri rrezikojne te zhduken. Nje zyrtar i agjencise shprehet se aktualisht te gjithe e ndiejne tropikalizimin e Mesdheut por ky fenomen do te thellohet.

Nga ana tjeter me peshqit tropikale dhe temperaturat ne rritje ndoshta turistet nuk do te shkojne me ne resortet e Detit te Kuq por do te mbushin plazhet e Mesdheut. Ne veriun e Evropes situata duket me e veshtire edhe pse me pak njerez do te vdesin nga i ftohti por ekosistemi do te ndryshoje duke sjelle probleme me shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit te ujit ne oqeane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›