E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat njihen 60 kredite nga MND-te

Te gjithe studentet qe jane ne proces te nje Masteri te nivelit te dyte mund te transferojne kreditet ne doktorature. Kete parashikojne ndryshimet e bera ne Ligjin per Arsimin e Larte. Ky lloj programi studimesh u hap per here te pare vitin e kaluar nga qeveria. Por me ndryshimet e bera ne titujt dhe emertimet e diplomave per ti pershtatur me Bolonjen u vendos qe te mbyllej perfundimisht. Nderkaq jane qindra studente qe tashme e kane nisur kete program te cilet jane te paqarte se cfare diplome do te marrin. Ne kete pike edhe ligji nuk ka sqarime nderkohe qe e vetmja gje e parashikuar eshte transferimi i 60 krediteve duke u ekuivalentuar me vitin e pare te studimeve teorike te doktoratures.
Sakaq te vetmet kuota te pamiratuara nga qeveria mbeten ato te doktoratures. Fakultetet kane derguar propozimet e tyre prane MASH-it per secilin specialitet. Fill pas vendimit te qeverise do te nisin regjistrimet. Ne keto programe do te pranohen te gjithe kandidatet qe kane fituar nje diplome te barasvlefshme me masterin shkencor. Nderkohe qe kategorite e tjera te cilet pervec kesaj diplome zoterojne edhe kualifikime te tjera do te mund te ekuivalentojne diplomat e tyre cka do tu lejoje atyre te vijojne studimet e doktoratures duke u njohur nje pjese te lendeve qe zhvillohen ne kete program. Sipas ligjit te arsimit te larte doktoratura zgjat 3-4 vite. Secili vit vleresohet me 60 kredite. Per kategorite e studenteve qe kane mbaruar sistemin 4-vjecar si dhe kane kryer studime te tjera pasuniversitare sipas percaktimeve qe ishin ne ate kohe ne kete mes perfshihet procesi i ekuivalentimit. Do te jete nje komision i posacem i cili do te verifikoje se sa kredite te njihen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›