QSUT brenda ne pavijone vdesin 600 paciente ne vit
Referuar statistikave te dy viteve te fundit shifrat kane qene pak a shume te njejta. Me nje llogari te thjeshte matematikore rezulton se mesatarisht cdo muaj vdesin rreth 50 te semure. Shkaqet e ketyre vdekjeve mund te jene nga me te ndryshmet por kurrsesi nuk mund te vihet gishti mbi sherbimin e mjekeve per aq kohe sa nuk kryhen autopsite. Semundjet e zemres jane ato qe marrin me shume jete njerezish dhe perjashtim ketu nuk bejne as vdekjet ne spital. Sherbimi i kardiologjise mbetet i pari ne listen e pavijoneve ku humbin jeten me shume te semure. Pjesa me e madhe e ketyre vdekjeve jane regjistruar ne reanimacion. Nderkohe statistikat flasin negativisht edhe per sa u takon semundjeve neurologjike. Pediatria eshte nje tjeter sherbim ku ka nje numer te larte te semuresh qe humbin jeten. Specialistet e shpjegojne kete fakt me arsyen se shtrimi ne reanimacion konsiderohet si stadi i fundit i sherbimit mjekesor. Vdekja e pacienteve shpjegohet dhe me problemet e medha qe kane pasur spitalet me aparatura medikamente apo pajisje te ndryshme. Nje pjese e tyre nuk kane mundur tu vijne ne ndihme pacienteve ne kohen e duhur ndersa familjaret jane detyruar gjate gjithe kohes qe ti sigurojne vete. Nderkaq edhe pse eshte ngritur disa here problemi i kryerjes se autopsise per vdekjet ne klinika prej vitesh nuk eshte ndermarre asnje veprim per ta bere praktike kete procedure cka do te thote se edhe nese mjeket kane pergjegjesi ata gjithmone dalin pa lagur. Vendi yne eshte nder te paktat vende ne Europe ku nuk ka asnje statistike per gabimet mjekesore nderkohe qe autopsite kryhen vetem atehere kur i kerkojne familjaret. Kartelat e pacienteve
Mjeket neglizhojne plotesimin e kartelave te pacienteve ne menyre korrekte madje ata shpesh perfitojne nga kjo pasi humbin gjurmet nese gabojne me kurimin e pacienteve. E megjithese eshte dokument zyrtar me vlera shkencore dhe juridike mjeket nuk e vene ujin ne zjarr. Disa here kreret e Ministrise se Shendetesise dhe QSUT kane terhequr vemendjen e bluzave te bardha duke u kerkuar nje plotesim te sakte te kartelave mjekesore.