E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligj i ri ndalohet perzgjedhja e gjinise se femijes

Perjashtim ne raste semundjesh gjenetike. Hyn ne fuqi konventa qe e ndalon

Stop perzgjedhjes se gjinise se femijes se ardhshem Do te jete e kundraligjshme nese ciftet perdorin teknika te vecanta te riprodhimit per zgjedhjen e gjinise se femijes. Nderhyrja e mjekeve ne keto raste do te behet vetem per te shmangur nje semundje te trasheguar e lidhur kjo me gjinine. Ne kete menyre i jepet fund nje here e mire diskriminimit gjinor dhe pasionit te kahershem te shqiptareve per te pasur se sben djem.

Perzgjedhja

Gjenetika eshte nje prej ceshtjeve me te trajtuara ne kete ligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per te Drejtat e Njeriut te Biomjeksise. Nje kapitull i vecante merr ne mbrojtje personat qe te mos diskriminohen po ashtu parashikon zhvillimin e testeve gjenetike vetem per shmangien e semundjeve gjenetikisht te trasheguara. Per here te pare dy nene te vecanta marrin ne mbrojtje embrionet. Keshtu ndalohet perdorimi i teknikave qe synojne modifikimin e gjenomit njerezor si dhe zgjedhjes se gjinise femijes se ardhshem.

Ne thelb te kesaj konvente jane mbrojtja dhe njohja e metejshme e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Specialistja e legjislacionit ne Ministrine e Shendetesise Antoneta Njehrrema thote Ky miratim i kesaj konvente vjen duke vleresuar se progresi ne biologji dhe mjekesi duhet te perdoret per perfitimin e brezave te tanishem dhe te ardhshem te ndergjegjshem se keqperdorimi i biologjise dhe mjekesise mund te coje ne akte qe rrezikojne dinjitetin njerezor dhe duke nder nevojen per bashkepunim nderkombetar ne menyre qe dhe gjithe popullata shqiptare te mund te gezoje perfitimet e biologjise dhe mjekesise eshte pare e arsyeshme qe edhe vendi jone te aderoje ne kete konvente.

Klonimi

Kjo konvente per here te pare ne vendin tone fut edhe konceptin e klonimit duke e bere totalisht te paligjshem ne rastet se aplikohet ne mjekesine vendase. Sipas nenit 13 percaktohet se cdo nderhyrje qe synon te modifikoje gjenomin njerezor mund te ndermerret vetem per qellime parandaluese diagnostikuese ose terapeutike dhe vetem nese qellimi i saj nuk eshte paraqitja e ndonje modifikimi ne gjenomin e nje pasardhesi.

Keshtu nderhyrje ne gjenomin njerezor lejohen vetem ne rastet qe sherbejne per te identifikuar subjektin si mbartes te nje gjeni pergjegjes per nje semundje gjenetike te trashegueshme. Keshtu sic parashikohet ne nenin 13 te projektligjit nderhyrja mund te kryhet per qellime shendetesore kerkimore-shkencore per te zbuluar nje predispozite gjenetike ose prirje ndaj nje semundjeje duke iu nenshtruar konsulences se duhur gjenetike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›