E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Turqia afer

Drejtuesit e bashkimit evropian dhe ata turq rane dakord per vazhdimin e negociatave per anetaresimin e Turqise ne BE, pavaresisht pikepamjeve te vendeve evropiane per sa i perket kesaj çeshtjeje. "Procesi i negociatave per anetaresim tregon se Turqia eshte shume prane Bashkimit Evropian'', deklaroi ministri çek i Puneve te Jashtme, Karel Sharzenberg, duke nenvizuar se zgjidhja e çeshtjes qipriote mbetet nje pike kyçe.
Te gjitha proceset e zgjerimit kane hasur kundershtime, por te gjitha kane perfunduar me sukses, nenvizoi ministri suedez i Puneve te Jashtme Karl Bildt, vendi i te cilit do te marre presidencen e radhes se Bashkimit Evropian me 1 korrik.
edhe ministri turk i Puneve te Jashtme, Ali Babacan gjate konferences per shtyp tha se vendi i tij deshiron te jete pjese e bashkimit europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›