BE-UEFA takim per fiksimin e ndeshjeve

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, bisedoi mbi mbështetjen që mund të japin vendet antare të BE-së në luftën ndaj fiksimit të ndeshjeve, në një takim jozyrtar me Ministrat e Sportit të BE-së, në Krakov, Poloni.
Takimi 2-ditor ishte një pikë e rëndësishme e axhendës së Polonisë, vendi që udhëheq presidencën e radhës së Europës së bashkuar. “Besoj se ky është momenti i duhur që të veprojmë. Një muaj më parë, isha i pranishëm në Këshillin e Europës në Strasburg, për të mbështetur një projektligj që dënon fiksimin e ndeshjeve. Bashkimi Europian duhet të ndërhyrë dhe të vendosë autoritetin e tij edhe në këtë fushë”, deklaroi Platini përpara Ministrave.
Në fjalimin e tij, numri një i futbollit europian vendosi theksin mbi rëndësinë e forcimit të legjislacioneve aktuale, ndaj personave që kryejnë veprimtari bastesh ilegale. Gjithashtu, ai shtoi se skandalet e fundit të basteve, të evidentuara në vende antare si Itali, Spanjë, Britani, Bullgari, Poloni dhe Portugali, kanë përfshirë organizata kriminale, të cilat mund të luftohen vetëm nëpërmjet strukturave të organizuara të shtetit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli UEFA dënon Rooney me 3 ndeshje skualifikim
Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze është pezulluar 3 ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Malit të Zi, të premten e kaluar. “Tirana” vlen 5 miliardë lekë
Një ndër klubet më të vjetra shqiptare, më i madhi e më i suksesshmi sa i përket trofeve të fituara, Tirana, për herë të parë pas 91 vitesh mëson vlerën e saj në tregun e kapitaleve. Euro 2012, shorti i play-off
Turqi-Kroaci, Estoni-Irlandë, Republika Ceke-Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovinë-Portugali janë çiftet e play-off për Euro 2012 pas shorteut të zhvilluar të enjten në Krakovë të Polonisë. Siti hap procedim disiplinor ndaj Tevezit
Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, përballet me mundësinë e procedimit disiplinor, për shkak të refuzimit të tij për të luajtur në një ndeshje të Champions League ndaj Bajernit të Mynihut. Euro 2012, variantet për grupet
Shorti për grupet e Europianit do të hidhet në datën 2 dhjetor, por ndërkohë dihet me saktësi se si do të shpërndahen skuadrat në të paktën dy vazot e para.
Lajmet kryesore
Ligji i mbetjeve, Topi e kthen në kuvend
Kreu i vendit nuk dekreton ligjin e shumëdebatuar
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
“Betejë” në Berat