“Dimensionet Shpirtërore në Shkencat Humane”

Konferenca organizohet nga Universiteti Hëna e Plotë, BEDËR, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Rumanisë dhe Universitetin Sakarya në Turqi.
Në këtë konferencë treditore, marrin pjesë akademikë dhe ekspertë nga 13 vende të ndryshme të botës si SHBA, Angli, Itali, Francë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Turqi, Malajzi, Rumani, Austri dhe Nigeri. Rektori i Universitetit, BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, u shpreh se në një botë të globalizuar, dhe në kushtet e dilemave morale të shoqërisë, ballafaqimi i pikëpamjeve shkencore, do të përbënte një kontribut të vyer për të ardhmen e shkencave humane.
“Rënia e komunizmit në vitet ’90 ishte një moment i rëndësishëm jo vetëm në ndryshimin e politikës botërore, por edhe një frymëmarrje dhe triumf i besimit mbi ateizmin. Kjo ngjarje pati jehonë dhe ndikoi në mbarë njerëzimin, por sidomos në ato vende ku fryma dhe idetë komuniste kishin mbizotëruar me vite me radhë, solli një çlirim të madh shpirtëror, duke bërë ndjenjat e besimit tek njerëzit të ringjallen dhe të lulëzojnë”, theksoi midis të tjerash doktor Gjana në fjalën e tij.
Muça: Feja, element esencial në jetën e njerëzve
Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, u shpreh se feja ka qenë dhe mbetet elementë esencial në jetën njerëzore. Sipas tij, në këndvështrimin Islam, Zoti i lartësuar i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të tij në tokë, dhe e ka pajisur atë me intelekt, “i ka shpallur libra hyjnorë për ta orientuar në kryerjen e misionit të tij, për të ndërtuar një shoqëri vëllazërore të shëndoshë shpirtërisht”.
“Nën dritën e parimeve hyjnore ne të gjithë duhet të angazhohemi për tu lartësuar shpirtërisht dhe në këtë mënyrë së bashku të synojmë që të kemi një shoqëri ku të gjithë të kenë mundësinë për të jetuar në paqe, dashuri dhe harmoni, ku të mbizotërojë drejtësia dhe të garantohet progresi shpirtëror. Vetëm një shoqëri e shëndoshë shpirtërisht di të përballoje sakrificat, di të ndërtojë shpresat, di të projektojë të ardhmen”, theksoi ai.
Topalli: Modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare, rast unik në të gjithë botën
Konferencën e përshëndeti edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo vlerësoi se kontributi i të gjithë komuniteteve fetare shqiptare në formimin intelektual të të rinjve është i padiskutueshëm dhe i paçmueshëm.
Ky kontribut - theksoi Topalli - është një vlerë e madhe e shtuar në përparimin e dijes dhe të vlerave morale të shqiptarëve.
Në mënyrë të veçantë, kryetarja e Kuvendit tha se modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare është rasti unik në të gjithë botën. Ky model, vlerësoi ajo, është një tregues i qytetërimit dhe humanizmit të kombit tonë, është një model frymëzues dhe vlerë e jashtëzakonshme e kohërave moderne.
/S.Ll/Start/
2012-05-11 16:51