E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyjet në duart e barbarëve të natyrës, masakrohet Semani dhe Ardenica

Dora barbare mbi zonat pyjore të vendit nuk ka të ndalur teksa vijon shkatërrimi edhe në zonat turistike. Pika turistike e Ardenicës është një nga vendet më të bukura të natyres shqiptare por që kohët e fundit numëron dhjetra dhe qindra pisha më pak, të prera ilegalisht dhe papërgjegjshmërisht nga persona që rendin pas fitimit material.

Rruga drejt Manastirit të Ardenicës duket e zhveshur kur vetëm pak kohë më parë numeronte dhjetra pisha që i jepnin bukurinë dhe freskinë karakteristike. Një vit më parë zona u dëmtua nga zjarret të cilët vunë në rrezik manastirin. IDEA ka mësuar se asnjë masë nuk është marrë nga autoritet përkatëse për ruajtjen e saj, as Drejtoria e Pyjeje dhe as Komuna e Kolonjës nuk kanë lëvizur gishtin për të shmangur këtë masakër mjedisore.

Në të njëjtën situatë paraqitet gjendja edhe në pyllin pranë plazhit të Semanit, pishat 50-vjeçare priten në mes të ditës dhe askush nuk parandalon masakrën. IDEA ka mësuar nga banorët e zonës se janë lokalet përreth që i perdorin këto pisha për të ndërtuar biznesin e tyre. Prerja e pyjeve në vend që të stopojë njëherë e mirë është shtuar pasi edhe biznesment e papërgjeshëm marrin sa më shumë drurë për rrokaqiejt e tyre në bregun e detit që padyshim i sjellin fitime të majme.

Komuna Topojë në dijeni të situatës jo vetëm nuk ndërhyn por duket se i intereson vetëm dhënia me qera e bregdetit subjekteve private dhe ato mund të bëjnë ç’të duan edhe me pyllin.

/IDEA/

peme-te-prera,-pyje-te-prera-t pyll-i-prere,-peme-te-prera,-masakra-e-pyjeve-g dru-i-prere,-prerja-e-pemeve-b dru-i-prere-a,-pyjet-e-shkaterruar,-masakr-apyjore-r peme-e-prere,-prerja-e-pemeve-k peme-e-prere-o,-masakra-e-pyjeve,-prerja-e-pyjeve-h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›