BE: Vendim i SHBA-ve për të trajnuar pilotët ukrainas, efektiv në luftën ndaj Rusisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët luftarakë F16 është një vendim që mirëpritet nga Bashkimi Evropian.
“Me Leopardët, me F-16 në fund – vjen vendimi për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme”, tha Josep Borrell.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi qëndrimin e Borrelit dhe tha se vendimi për të trajnuar pilotët ishte mjaft i domosdoshëm për t’i vendosur avionët në dispozicion të Ukrainës, transmeton Al Jazeera.
“Duke shpallur qartë se ata do të fillojnë stërvitjen – ky është një hap i rëndësishëm që pjesërisht do të na mundësojë të dorëzojmë avionë luftarakë në kohën e duhur”, tha Stoltenberg përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të BE-së.
/rtsh.al/