Sulmi në Belgorod/ Moska: Kemi mposhtur kryengritësit që kaluan nga Ukraina në Rusi

Moska zyrtare ka bërë të ditur se ka mposhtur kryengritësit e armatosur që kaluan kufirin nga Ukraina për të sulmuar rajonin e Belgorodit të Rusisë.
Fshatrat në rajonin kufitar u evakuuan pasi u vunë nën sulme të vazhduesheme. Rusia thotë se 70 nga sulmuesit janë vrarë dhe këmbëngul se luftëtarët janë ukrainas.
Nga ana tjetër, Kievi ka mohuar përfshirjen dhe ka theksuar se pas sulmeve qëndrojnë grupet paraushtarake ruse.
Bastisja e së hënës duket se ka qenë inkursioni më i madh ndërkufitar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia 15 muaj më parë.
Kjo bëri që Moska të shpallte një operacion kundër terrorizmit në Belgorod, duke u dhënë autoriteteve atje kompetenca të veçanta për të ndaluar komunikimet dhe lëvizjet e njerëzve. Masat u hoqën pasditen e së martës.
Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se “njësia e formacionit nacionalist ukrainas” ishte përgjegjëse për sulmet në postbllokun Kozinka dhe rrethin Gravoronsky në rajonin Belgorod.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram të martën, ministria tha se “70 terroristë ukrainas” ishin vrarë dhe pjesa tjetër e luftëtarëve tani ishin kthyer në kufirin ukrainas.
Por zyrtarët ukrainas thanë se ata që qëndronin pas incidentit ishin nga grupet e quajtura Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Korpusi Vullnetar Rus (RVC).
“Këta janë patriotë rusë që duan të ndryshojnë regjimin politik në vend” tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar për TV ukrainas të martën.
Legjioni i Lirisë së Rusisë – një milici ruse me bazë në Ukrainë, e cila thotë se po punon brenda Rusisë për të rrëzuar Presidentin Vladimir Putin, transemton BBC.
/rtsh.al/