BE: Vizat me Shqipërinë do të hiqen në 2010
Bashkimi Europian ka përçuar një sinjal inkurajues për zgjerimin me vendet e Ballkanit gjatë debatit lidhur me strategjinë e zgjerimit të kësaj organizate, të zhvilluar ne seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg. Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt ka thënë, se nëse BE i mbyll derën vendeve të Ballkanit, do t’i hapen dyert forcave të errëta në rajon dhe këtë Bashkimi Europian nuk mund ta tolerojë. Duke renditur arritjet gjatë presidencës suedeze me vendet e rajonit. Carl Bildt është shprehur entuziast lidhur me ecurinë e aplikimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi:
Carl Bildt, Ministri i Jashtëm i Suedisë
“Ne kemi pranuar aplikimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe shpresoj, që ata do të marrin përgjigjjen e opinionit të Komisionit Europian për një vit.”
Gabriele Albertini, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE “Kërksesa e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Islandës tregon, se Bashkimi Europian ka ende forcën tëheqëse për të thithur shtete të reja".
Çështje tjetër inkurajuese, është se Carl Bildt ka nxjerrë në pah edhe vullnetin e shteteve anëtare, që Shqipëria dhe Bosnja t’i bashkangjiten bllokut të listës së bardhë së vendeve që përfitojnë nga heqja e vizave, sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që komisioneri Olli Rehn e ka përforcuar në fjalimin e tij:
Olli Rehn, Komisioneri përgjegjës për Zgjerimin
“Po e shndërrojmë ëndrrën e qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi në realitet duke realizuar liberalzimin e vizave. Shpresojme që të bëjmë të njëjtën gjë për Shqipërinë dhe Bosnjen vitin e ardhshëm, kur ato të mbushin kushtet”.
Ndërkohë që eurodeputetët janë shprehur të gjithë në favor të përspektivës së qartë anëtarësimit për Ballkanin në BE, ata janë thellësisht të ndarë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Turqisë. Projekt-rezoluta do të votohet nesër në seancën plenare.