E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ publikon Raportin për shpenzimet në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të publikojë financat e përdorura nga partitë politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, të cilat arrijnë në më shumë se 366 milionë lekë. Raporti i auditimit të financave dhe shpenzimeve të forcave politike gjatë fushatës zgjedhore parashikon gjithashtu dhe masa ndëshkuese me vënie gjobe për të gjitha ato subjekte që nuk kanë zbatuar ligjin elektoral në lidhje me mos regjistrimin e tyre, apo mos dokumentimin e shpenzimeve në faturat financiare, si dhe mos hapjen e llogarive bankare. Me shumicë votash KQZ-ja vendosi që këto penalitete që arrijnë në masën 50 dhe 60 mijë lekë të reja t’u bëhen më parë prezente 23 subjekteve politike që rezultojnë se nuk kanë respektuar kërkesën për hapjen e një llogarie të posaçme për dhurimin e fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë dhe më pas, në datën 2 dhjetor ato të jenë objekt i mbledhjes së KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›