BE: Vleresim Shqiperise per reformat integruese
Keshilli i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, vleresoi dje reformat ne Shqiperi si dhe kerkoi nisjen e dialogut mes paleve ne Parlament. Nepermjet nje deklarate te perbashket, ministrat e Jashtem te vendeve anetare ne Bashkimin Evropian, vleresuan zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, duke theksuar faktin se ato permbushen pjesen me te madhe te rekomandimeve te nderkombetareve. Njeheresh ministrat e Jashtem te BE, kane vleresuar dhe progresin e Shqiperise ne drejtim te kritereve per liberalizimin e vizave me vendet anetare. Por nga ana tjeter, vendet anetare te BE-se, i sugjeruan vendit tone qe te nise sa me pare ne zbatimin e rekomandimeve te percaktuara ne raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet. Rekomandime qe zbatohen me vullnet te gjere politik dhe kerkojne shumicen e cilesuar ne Kuvend. Ne kete aspekt, Keshilli i Ministrave te BE-se, i sugjeroi politikes shqiptare qe te dialogoje dhe ta zhvilloje dialogun ne Kuvend. Duke shtuar keshtu thirrjen per opoziten, qe t'i rikthehet aktivitetit te saj parlamentar dhe te nderprese bojkotin. Ne deklaraten e perbashket te ministrave te Jashtem, vleresohen ende si shqetesuese per Shqiperine, korrupsioni dhe forcimi i shtetit ligjor. Hapa te cilat duhet te realizohen sa me pare nga Shqiperia, ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave dhe te integrimit ne Bashkimin Evropian. Vendet anetare te BE-se, permenden si pozitive per vendin tone edhe zbatimin e shpejte te marreveshjes per Stabilizim-Asociim, pa anashkaluar aspak nevojen e dialogut politik ne vend. Deklarata e Keshillit te Ministrave te BE-se, vjen ne nje kohe kur situata politike ne vend vijon te jete e tensionuar dhe deputetet e Partise Socialiste, vijojne bojkotin ndaj cdo aktiviteti parlamentar. Prej kohesh faktori nderkombetar ka shtuar thirrjet ndaj vendosjes se dialogut politik, mes maxhorances dhe opozites ne vend dhe rikthimin ne Parlament te 64 deputeteve socialiste. Kjo si nje domosdoshmeri ne vijueshmerine e reformave ne fushen e drejtesise.