E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit pezullohet perkohesisht

Punimet per shembjen e pallatit ne pronesi te Ilir Mates, kunati i deputetit socialist Dashamir Peza, jane pezulluar dje gjate oreve te paradites. Gjate nje takimi me median per kete ceshtje, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, tha se "Inspektorati i Ndertimit dhe Urbanistikes Kombetare, ka pezulluar prishjen pasi eshte perballur me nje grup te zgjedhurish por jo te mandatuarish, per te shmangur perplasjet dhe konfliktet, por do te vijoje shembjen e objektit deri ne lirimin e rruges, e nevojshme kjo per banoret e zones". Olldashi ka shpjeguar gjithashtu edhe anen ligjore mbi te cilen eshte shembur fasada e pallatit. "Kemi te bejme me nje pallat te ndertuar mbi truall publik te dhene me qira, e cila eshte nje ceshtje qe ka qene ne vemendjen e shtypit prej disa vitesh rresht, pasi eshte rasti, besoj unik ne planet, kur nje rruge eshte dhene me qira ne menyre qe mbi te te ndertohet nje pallat", tha kreu i Transportit dhe Puneve Publike. Olldashi tha se "per kete pallat qe ka zene rrugen, kemi ne kontrate edhe firmat e Rames dhe Ilir Mates, e para qe ka konstatuar shkelje flagrante ka qene policia ndertimore dhe kjo ne kohen e qeverise se Partise Socialiste. Kjo eshte nje shkrese e policise ndertimore me firmen e drejtorit te kesaj policie Mark Nikolli. Me vendim te KRRTRSH-se, te kohes kur qeveriste Nano, eshte vendosur qe bashkia e Tiranes, te parashikoje lenien e kalimit kembesor publik veri -jug, pra te lere te lire rrugen. Vendim ky qe ndertuesi ka refuzuar ta zbatoje qe nga dita e pare qe ka marre lejen e deri me sot, dhe eshte pikerisht ky vendim qe ne po e veme ne zbatim. Po lirojme rrugen, rrugen qe eshte prone publike dhe qe per 81 mije leke te vjetra ne vit, zoteria e ka marre me qira pafundesisht". "Zoteria ka marre nje pallat me 12-kate dhe paguan 81 mije leke. Ka ndertuar pallat mbi rruge dhe paguan 81 mije leke. Nga ana tjeter tarifa per nje makine te parkuar ne rruge per nje vit eshte 365 mije leke, por kjo eshte politika e bashkise se Tiranes, qe ndiqet me ndertimet",-tha Olldashi. Ai tha se puna per prishjen e pallatit do te vijoje pasi nje pallat mbi rruget e qytetit nuk mund te rri ne "kembe", dhe nuk do te rrije per sa kohe ne kete vend do te funksionoje ligji. Olldashi tha gjithashtu se ne te gjitha pikat konstatohet shkelje, ka shkelje ne permasat e projektit, ka shkelje ne konsolat qe dalin pertej projektit te miratuar, ka shkelje ne dhenien e kateve, si dhe ne vendimet dhe ne leje, ku nuk jepet funksioni i objektit dhe nuk ka perputhje te pjeses nentokesore te ndertimit.

Bashkia: Objekti ne qender te Tiranes, me leje ndertimi

Objekti i ndertuar ne qender te kryeqytetit eshte me leje ndertimi dhe kjo eshte dhene ne daten 15.09.2005. Sipas bashkise se Tiranes, ky objekt ne baze te procedurave ligjore eshte regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. "Inspektorati Kombetar nuk ka te drejte, brenda territorit te bashkise Tirane, te veproje pa njoftuar Inspektoratin Ndertimor qe e ka per detyre ta beje kete pune. Ky inspektorat ka perdorur forcen, duke shperdoruar detyren, ne menyre te dhunshme dhe duke cenuar sigurine dhe pronen e gjithsecilit prej nesh", ka pohuar kryeinspektori ne bashkine e Tiranes, Afrim Qendro. Sipas tij, kjo nderhyrje eshte shkelje e ligjit, pasi cenohet liria e shtetasve, ne ushtrim te dhunes politike. Nje tjeter sqarim i bere nga bashkia e Tiranes, eshte edhe studimi urbanistik i bere per qendren e Tiranes, i cili eshte miratuar nga KRRT e bashkise ne prill te vitit 2001.

Policia e Shtetit, padit policine bashkiake

Konflikti per pallatin shumekatesh ne qender te kryeqytetit, ka perplasur dje paradite dy policite, ate bashkiake dhe te shtetit. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, njoftuan se kane qene forcat e policise se bashkise se Tirane, ato qe kane tentuar dhe jane konfrontuar me punonjesit e Policise se Shtetit, te cilet kishin bllokuar zonen per te garantuar veprimtarine normale te Inspektoratit Ndertimor, si dhe per te garantuar jeten dhe shendetin e qytetareve, si pasoje e punimeve qe po kryheshin per prishjen e ketij objekti. Per keto veprime antiligjore te kryera nga policia bashkiake, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka pergatitur dhe do te dergoje kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Mata, con ceshtjen ne gjykate

Ilir Mata, pronari i pallatit ne qender te Tiranes, te cilit i jane shembur tre katet e para dje, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes, me kerkesen per pezullim te veprimeve te Inspektoratit Ndertimor. Sot rreth ores 08.45 minuta deputete te Partise Socialiste kane tentuar te hyjne ne ambientet afer pallatit, te rrethuara me kordon nga policia, por nuk jane lejuar. Momentet e tensionit kane vazhduar per disa minuta, kur policia ka tentuar te bllokoje deputetet te hyjne ne keto ambiente. Me pas deputetet kane hyre me force ne ambientet e rrethuara nga policia. Ne vendngjarje ishin te pranishem dhe forca te policise bashkiake. Nga deputetet socialiste te pranishem afer pallatit 12-katesh ishin Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Valentina Leskaj dhe Shega Ligori. Deputeti Shalsi, pas konfrontimit me policine eshte lejuar te hyje ne ambientet e pallatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›