Topi: Angazhim per lehtesim kushtesh per grate, qe vuajne denimin ne burgje
Presidenti i Republikes, Bamir Topi premtoi dje se do te angazhohet institucionalisht ne lehtesimin e kushteve ku vuajne denimin grate. Gjate nje takimi me rrjetin kombetar "Barazi ne vendimmarrje", ne kuader te diteve sensibilizuese te dhunes ndaj grave dhe vajzave, kreu i shtetit, i garantoi se do te marre ne konsiderate kete ceshtje. Premtim qe Presidenti e beri pas kerkeses se tyre, per ta pare me perparesi kategorine e grave ne ushtrimin e te drejtes kushtetuese, per falje ose ulje denimi. "E quaj nje mision fisnik per mbeshtetjen njerezore te grave te denuara, si nje tregues i qarte qytetarie",-tha Topi gjate takimit. Presidenti Topi, vuri ne dukje gjithashtu, se jane bere perparime te pamohueshme ne perfshirjen e grave ne vendimmarrje e natyrisht mund te behet me shume edhe duke forcuar solidaritetin femeror ne sfidat e perbashketa. Nga ana e tyre, perfaqesueset e rrjetit kombetar te grave, nenvizuan vleresimin e tyre per rolin dhe kontributin e vazhdueshem te kryetarit te shtetit, lidhur me ceshtjet e barazise gjinore e promovimin e gruas ne shoqeri, si nepermjet mesazheve publike por edhe emerimeve te grave ne institucionet me te larta te shtetit. Ne kete kuader, ato e njohen kryetarin e shtetit me projektet e tyre konkrete, per arritjen e kuotave gjinore ne vendimmarrje dhe projektin me te fundit, per grate qe vuajne denimin ne institucionet e denimit ne vend. Ato vune ne dukje perpjekjet e vazhdueshme per lobing per arritjen e kuotes 30% te percaktuar ne Kodin Zgjedhor, kuote qe nuk u respektua sipas tyre, nga vete politika vendimmarrese. Si dhe i paraqiten kreut te shtetit ndjeshmerine e tyre lidhur me pabarazine dhe diskriminimin qe shoqeron grate qe kryejne nje veper penale, si ne ambientin shoqeror edhe ate familjar.