"Kufiri", perplas PS-PD ne Kushtetuese

Shqyrtimi i kerkeses se Partise Socialiste, per shpalljen si antikushtetues te marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise per kufijte detare, si asnjehere tjeter mbajti te mberthyer prej tete oresh, anetaret e Gjykates Kushtetuese. Ne nje seance maratone, perfaqesuesit e Partise Socialiste, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe eksperti Myslym Pasha, kerkuan nga gjykata shpalljen antikushtetuese te marreveshjes. Kerkese qe ata e bazuan me argumentet se shkel Kushtetuten e vendit, ku Shqiperia humb hapesire detare dhe se marreveshja eshte bere ne menyre jo transparente dhe konspirative. "Ne kete marreveshje jane shmangur parimet ligjore dhe ajo, ka defekte serioze. Madje ju mund te merrni eksperte per kete",-tha deputeti socialist, Saimir Tahiri. Ai theksoi se procedurat per kete marreveshje u hartuan ne menyre konspirative dhe u shkel Kushtetuta. Po keshtu, edhe deputeti socialist, Damian Gjiknuri, sqaroi se qeveria me kete marreveshje neglizhoi parimet themelore te shtetit. Ne ndihme te tyre ne mbledhjen e djeshme, ishte edhe eksperti Myslym Pasha, i cili me harta dhe skica shpjegoi para anetareve, se me kete marreveshje, Greqia fiton shume ndersa Shqiperia, sipas tij, humbet dy pika strategjike si mesin e kanalit te Otrantos dhe permes kanalit te Korfuzit. Argumentet e socialisteve, u kundershtuan nga perfaqesuesit e Kryeministrise dhe Kuvendit. Sipas perfaqesuesit te Kuvendit, Lulezim Lelcaj, PS nuk ka legjitimitetin qe te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetuese te marreveshjes, pasi eshte force politike. Po keshtu u shpreh edhe perfaqesuesja e qeverise, duke hedhur poshte pretendimet se, marreveshja per kufijte detare me Greqine eshte antikushtetuese. Ajo cka ra ne sy ne seancen e djeshme, ishte fakti qe anetaret e Gjykates Kushtetuese, i bene rreth 30 pyetje perfaqesuesve socialiste, per sqarime te metejshme te kerkeses se tyre. Nder to ishte dhe pyetja e kryetarit te Gjykates, Vladimir Kristo, i cili i kerkoi perfaqesuesve nese kane legjitimitetin te kerkojne nje gje te tille, duke qene se ata nuk jane zyrtarisht as deputete te Kuvendit, pasi nuk kane bere betimin. Sipas Kristos, a mundet nje parti politike, vetem duke u bazuar ne statutin e saj te kerkoje nje gje te tille, duke marre pergjigje nga pala tjeter, se statuti i partise e percakton ceshtjen e integritetit territorial te vendit.
Kristo: Keni legjitimitet si deputete te ankoheni
Anetaret e Gjykates Kushtetuese, nuk u kursyen aspak dje ne pyetjet e drejtuara ndaj perfaqesuesve te Partise Socialiste per sqarime, mbi ankesen e bere per marreveshjen per kufijte detare me Greqine. Madje kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo, ne listen e gjate te pyetjeve i kerkoi PS-se, nese ka legjitimitet si force politike te ankohet, duke qene se nuk jane as deputete pasi nuk kane bere betimin ne Kuvend. Sipas socialisteve, kerkesa bazohet ne statutin e tyre dhe eshte legjitime. Pyetjet e tjera kishin te benin me ceshtje teknike dhe ndryshime te kerkeses.
Topi: Kam besim ne vendimin e Kushtetueses
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, preferoi te mos perfshihet aspak ne debatet e zhvilluara dje ne Gjykaten Kushtetuese, ne lidhje me marreveshjen per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise. Gjykata Kushtetuese, kishte ftuar dje edhe Presidencen qe te sillte perfaqesuesin e saj, por ne vend te tij Presidenca dorezoi nje shkrese zyrtare, ku theksonte faktin se nuk ka asnje koment mbi kerkesen e bere nga PS per antikushtetuetshmerine e marreveshjes dhe shqyrtimin e kesaj ceshtjeje ne Kushtetuese. "Presidenti i Republikes, shpreh besimin e plote tek Gjykata Kushtetuese dhe vendimin qe ajo do te marre mbi kete ceshtje", thuhej ne letren e Presidences. Gjate diskutimeve te djeshme, perfaqesuesit e PS-se, ngriten shqetesimin se ne nje marreveshje kaq te rendesishme, ne procedurat e saj mungon autorizimi qe duhet te jape Presidenti i Republikes. Duke theksuar keshtu faktin se kreu i shtetit, eshte menjanuar nga nje ceshtje e tille.