BE: Zgjedhjet në Tunizi, transparente
Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, thanë sot se zgjedhjet në Tunizi ishin transparente dhe se kishe vetëm disa probleme të vogla.
Misioni i vëzhgimit të BE-së, njoftoi në një deklaratë se ishte i kënaqur me zhvillimin e votimeve në 97 përqind të vendvotimeve.
Shefi i këtij misioni, Majkëll Gahler, u tha reporterëve tunizian se “pjesa e mbetur prej tre përqind është ndjekur me parregullësi të vogla.”