Maqedonia, Lamers: Emri në fillim pastaj hyrja në NATO

Maqedonia duhet që të zgjidh kontestin e emrit që ka me Greqinë në mënyrë që të anëtarësohet në NATO.
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-së dhe anëtar i Bundestagut gjerman, Karl Llamers ka thënë për radio Deutsche Welle se anëtarësimi në NATO mbetet për Maqedoninë i “ngrirë” për shkak çështjes së pazgjidhur të emrit.
“Kushtet janë të qarta. Dëshirojmë që çështja e emrit të zgjidhet para se Maqedonia të anëtarësohet në NATO,” citohet ai të ketë thënë nga kjo radio, transmeton Zhurnal.
Ai tha se çelësi është në duart e të dy shteteve, respektivisht që Maqedonia dhe Greqia duhet vetë të kontribuojnë për zgjedhje finale të kontestit.
“Duhet të kuptoni se dëshirojmë shtetin ta pranojmë atëherë kur problemet ekzistuese do të tejkalohen. Kjo nuk i referohet vetëm Maqedonisë, por edhe rasteve të tjera. Kemi parakushte të cilat duhen të plotësohen dhe u referohen të gjitha shteteve që dëshirojnë të jenë pjesë e një institucioni ndërkombëtar ose organizate, siç është BE-ja dhe NATO”, deklaroi Llamers.