Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj deputetit Artan Gaçi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka fituar gjyqin ndaj deputetit socialist Artan Gaçi.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që deputeti Gaçi të dëmshpërblejë me 2 milionë lekë të reja deputeten Vokshi për shpifje ndaj saj.
Ky i fundit në një konferencë për shtyp deklaroi se "bashkëshortit të ish-këshilltares së Kryeministrit i janë kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25- vjet".
Sipas tij, "3 zonat naftëmbajtëse që i janë falur Albana Vokshit, kanë qenë prodhuese të naftës prej vitesh".