E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen rastet e Hagës në Maqedoni

Prokuroria Publike sot përmes një deklarate publike hoqi dorë nga ndjekja e të akuzuarve për rastin e kthyer nga Tribunali i Hagës i quajtur “Udhëheqësia e UÇK-së”.
 

Ky rast ka të bëjë me konfliktin e vitit 2001, ku ish-komandant dhe udhëheqësit e përgjithshëm të UÇK-së akuzoheshin për konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.
 

Vendimi për tërheqje nga ndjekja penale edhe për rastin e fundit “Udhëheqësin e UÇK-së”, erdhi pasi prokuroria bazuar në interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, ka dorëzuar deklaratë pranë gjykatësit hetues në të cilën bëhet me dije se heq dorë nga ndjekja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›