BE: Zgjidhja në respekt të Kushtetutës, gjykatave dhe institucioneve
12/05/2010 Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, kërkon zgjidhje të konfliktit politik
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ka theksuar se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duhet të kapërcehet përmes respektimit të Kushtetutës së vendit, gjykatave dhe institucioneve. Pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar Ilir Meta, përfaqësuesit të Spanjës, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, Diego Lopez Garrido dhe komisionarit Fule, është nënvizuar nevoja që klasa politike shqiptare të gjejë gjuhën e përbashkët. Komisioneri Fule ka kërkuar që politika shqiptare të tregojë pjekurinë e duhur për të zgjidhur ngërçin disamujor. “Udhëheqja politike në Shqipëri duhet të tregojë maturi, politikanët duhet të zgjidhin këtë krizë. Janë të gjitha mjetet e nevojshme për t’i dhënë fund kësaj situate”, ka deklaruar ai gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Ai tha se institucionet europiane japin mbështetjen, por zgjidhja duhet të vijë nga politika shqiptare, duke respektuar gjykatat, Kushtetutën dhe institucionet e vendit. Zgjidhje përmes dialogut institucional ka kërkuar edhe përfaqësuesi spanjoll Garrido. Ai bëri me dije se BE-ja i kushton rëndësi dialogut politik mes partive politike në Shqipëri, gjë e cila është në qendër të bashkëpunimit mes palëve. “U themi deputetëve shqiptarë që të gjejnë dialog brenda Parlamentit, pasi, nëse ekziston një vend për zgjidhjen e diferencave dhe gjetjen e dialogut mes palëve, ky është Parlamenti”, deklaroi ai. Nga ana e tij, numri dy i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se mazhoranca dhe Qeveria e dalë prej saj kanë shprehur prej kohësh vullnetin për zgjidhje konstruktive të krizës politike me opozitën përmes dialogut. Por Meta është shprehur se opozita në vend që të ndërmarrë aksione si greva e urisë, duhet që pretendimet e saj t’i adresojë në rrugë institucionale. “Më vjen keq për grevën e urisë, kam qenë edhe vetë, por unë mendoj se greva e urisë, që është një formë ekstreme, mund të shërbejë për sensibilizimin, por ky nuk është mjeti i duhur për të zgjidhur problemet. Ka një hapësirë të mjaftueshme për të adresuar të gjitha kërkesat e duhura nga opozita dhe se greva e urisë nuk është rruga e duhur që është zgjedhur prej saj”, ka thënë shefi i diplomacisë shqiptare. Ndërsa në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, zyrtarët e lartë evropianë kanë vlerësuar pozitivisht ecurinë e Qeverisë shqiptare për arritjen e kritereve të kërkuara. Sipas tyre, ekzistojnë disa momente të tjera teknike, por që shpresohet që të mbyllen në një kohë shumë të shpejtë. Referuar procesit të integrimit evropian, komisioneri Stefan Fule ka bërë me dije se ka nisur shqyrtimi i pyetësorit, i cili parashikon përgatitjen e opinionit në lidhje me këtë dokument. Ndërsa përfaqësuesi i presidencës së radhës së BE-së, Diego Lopez Garrido, tha se Shqipëria ka shënuar progres në reformat e kryera deri tani.