Elbasan, i riu vret maturanten pastaj dhe veten
12/05/2010 Shkaku, një dashuri e pamundur e refuzuar nga vajza. Çfarë ndodhi në shkollën “Mahir Domi”
ELBASAN-Vret në mes të klasës vajzën që donte dhe më pas veten. Tragjedia e dy të rinjve është regjistruar në qytetin e Elbasanit në gjimnazin “Mahir Domi”, afër parkut “Rinia” të qytetit. Gerta Bahja 20 vjeç me banim në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit është qëlluar tre herë nga Endrit Jorgji Llambraj banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë rreth orës 8.50 minuta. E gjithë ngjarja me dy viktima ka ardhur pas një lidhjeje të refuzuar nga ana e vajzës, pasi e kish njohur të riun një vit më parë gjatë një ekskursioni në Vlorë. Kur ka parë refuzimin19-vjeçari është armatosur dhe është nisur drejt Elbasanit ku kishte vendosur ta takonte vetë vajzën ndoshta edhe duke paramenduar për ta vrarë. Prej dy ditësh ai e ka kërkuar fillimisht duke mos e gjetur pasi vajza kishte munguar në shkollë. Ndërkohë dje ajo është kthyer në mësim duke qenë dhe dita e fundit në jetë për të.
Vrasja
Nga dëshmitë e të rinjve dyshohet se i riu kishte konsumuar drogë para kryerjes së krimit. Sipas të dhënave, ai është ngjitur nga hekurat e shkollës, ka hyrë në klasën ku qëndronte vajza dhe aty ka nxjerrë nga brezi në pjesën e përparme pistoletën. Në një pakujdesi atij i ka rënë krehër dhe është hapur pistoleta, por shumë shpejt e ka kontrolluar situatën duke e goditur vajzën me pjesën e armës. Pasi ka vënë krehrin, ai e ka shtrirë poshtë dhe e ka qëlluar një herë. Më pas janë dëgjuar edhe dy të shtëna të tjera. Nxënësit të tmerruar janë futur në klasat e tjera, ndërsa ai është larguar. Tek dera i ka nxjerrë armën rojës dhe është larguar me shpejtësi duke kaluar përmes parkut “Rinia”, afër stadiumit dhe përmes lagjes “Emin Mataxhiu” për të dalë në fund të qytetit. Në këtë kohë ka parë afrimin e efektivave blu dhe ka kaluar shinat e hekurudhës, duke u gjendur në një fushë bosh, e cila quhet fusha “Belebej” në afërsi të varrezave të qytetit. Kur ka parë rrethimin djali ka qëlluar veten dhe nuk i është dorëzuar policisë. Dy të rinjtë kanë ndërruar jetë menjëherë pa asnjë mundësi shpëtimi. Terrori që ka pushtuar shkollën “Mahir Domi” ka bërë që shkolla të braktiset, ndërsa mësuesit e drejtori u janë përgjigjur pyetjeve të policisë. Pjesë e dëshmive kanë qenë edhe nxënësit e klasës që panë me sy krimin e rëndë.
Pas ngjarjes
Drejtoresha e Arsimit Mimoza Matraxhiu tha se kjo është një ngjarje e rëndë që trondit të gjithë nxënësit e mësuesit, pasi është regjistruar një krim. Për sqarimet e mëtejshme, Matraxhiu theksoi se do të merret policia, ndërsa ka zbritur në shkollën e tragjedisë edhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Ministri mbërriti me urgjencë dhe mori informacione mbi këtë ngjarje dhe konkluzionet e hetimeve paraprake nëpërmjet takimit me nëndrejtorin e policisë Ismail Elezi. Pasi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shkollës dhe personelin mësimor, Tafaj në një prononcim i dërgoi ngushëllimin e t’i familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. “Shprehim dhimbjen tone për një maturante të kësaj shkolle që humbi jetën dhe përcjellim ngushëllimin tonë për familjen e saj. Biseduam me mësuesit e kësaj shkolle për përballimin e kësaj situate. Është një situatë që prek edhe nxënësit e tjerë. Do të angazhojmë të gjithë psikologët që kemi në Drejtorinë Arsimore që të punojnë intensivisht me klasat, por edhe me nxënës të veçantë në varësi të shkallës së traumatizmit që kanë pësuar”. Pyetjes nëse ka një marrëveshje me policinë për ruajtjen sidomos të shkollave të mesme, ministri u përgjigj se policia e shtetit ka nën kontroll të gjitha gjimnazet e Shqipërisë.
Shkaku, një refuzim
Pushimi i komunikimit mes dy të rinjve dhe refuzimi i vajzës ka bërë që 19-vjeçari të niset nga Vlora i armatosur, të kërkojë një ditë më parë vajzën dhe të rikthehet duke e realizuar krimin vetëm dje në mëngjes. Sipas dëshmive të të rinjve, Gerta me Endritin janë njohur gjatë një ekskursioni që klasa e saj ka bërë në Vlorë. Atje duket se ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe komunikimi ka vazhduar gati tre muaj. Më pas kur gjërat për të riun duket se janë bërë serioze, ai ka rendur ta kërkojë në shtëpi. Por mesa duket prindërit nuk kanë shprehur besim tek i riu dhe largësia ka bërë punën e vet dhe ata nuk kanë pranuar t’ia japin vajzën. Kjo situatë nuk është përtypur lehtë nga ai, pasi vajza ka ndërprerë komunikimin me të dhe nuk i përgjigjej më. Madje ajo ndërronte edhe numrin e telefonit. Ai gjente numrin dhe vetëm kur mbërrinte në shkollë. Sipas nxënësve, këtë vit ka ardhur dy herë në shkollë dhe sillej në të njëjtën mënyrë. Acarimi i situatës ishte bërë më i fortë, pasi vajza ishte fejuar me një emigrant në Itali. Sipas dëshmisë së të rinjve, një ditë më parë Endriti kishte qenë në shkollë. Nga të dhënat që ata kanë dëshmuar ai kishte një qese në dorë dhe me një triko me kapele në kokë dhe ishte shumë i shpërqendruar. Sipas tyre, ai nuk dukej normal. Pasi se ka gjetur vajzën një ditë më parë, sepse ajo kishte munguar ka vendosur të rikthehet. Nga dëshmitë e banorëve përreth, ka lënë qesen e veshjeve në një lokal atyre pranë shkollës dhe ka shkuar i armatosur në brendësi të shkollës. Nga përshkrimi që i bëjnë 20-vjeçares, ajo nuk ishte tip i hedhur, por shumë e thjeshtë. Nuk ishte një nxënëse e mirë, pasi kishte humbur edhe një vit shkollën, por ishte e rregullt dhe e thjeshtë. Gerta vjen nga një familje e mesme e thjeshtë. Babai i saj punonte roje, ndërsa nënën e kishte të sëmurë.
Pas ngjarjes ka ardhur edhe reagimi i parë i policisë duke arrestuar rojën e shkollës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Naim Tahiraj 48 vjeç me banim në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Tahiraj punonte si roje pranë shkollës “Mahir Domi” ku ndodhi vrasja e maturantes. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke lejuar persona të huaj pa autorizim të futen në ambientet e shkollës. Roja do të përgjigjet për veprën penale shpërdorim detyre.