E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Zgjidhja, transparente e sipas Kushtetutes

Ngerci politik ne Shqiperi, duhet te zgjidhet ne menyre transparente dhe duke respektuar kushtetuten e vendit. Qendrimi i perfaqesueses se larte Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, u be publik dje nga zedhenesja e saj, Maja Kocijancic. Duke komentuar situaten politike ne vendin tone Kocijancic tha se zgjidhja dhe realizimi i reformave ne Shqiperi, jane te domosdoshme. “Ne menyre qe te gjendet zgjidhja ndaj ketij ngerci politik, dhe per te cuar perpara reformat qe jane te domosdoshme per Shqiperine qe te beje progres drejt Bashkimit Evropian, tashme e ka ne dore qeveria dhe opozita qe te gjejne zgjidhjet, ne menyre transparente e duke respektuar Kushtetuten e vendit”, foli qarte, zedhenesja e Ashton, Maja Kocijancic. Sipas saj, BE, vijon te jete e shqetesuar per mos zgjidhjen e ngercit politik, pasi nje gje e tille pengon realizimin e reformave te domosdoshme qe Shqiperise i duhen per te ecur perpara drejt integrimit. “Per kete arsye, mbeshtetem iniciativen lehtesuese te Parlamentit Evropian, e cila na vjen keq qe nuk mundi te ndihmoje per te sjelle nje zgjidhje, por sic e thashe, tani varet nga qeveria dhe opozita qe te gjejne nje rruge bashke se si te ecin perpara”, theksoi Kocijancic, duke folur keshtu per tryezen e iniciuar nga nderkombetaret per dy lideret politik shqiptare, me shpresen per te gjetur nje zgjidhje. Ajo theksoi edhe nje here se mesazhi i BE-se eshte i qarte: I takon qeverise dhe opozites qe te gjejne nje zgjidhje. Nevojitet qe ata te punojne bashke per te perparuar”, theksoi Kocijancic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›