E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, investime ne infrastrukture e energji

Gjermania do te bashkepunoje ngushte me vendon tone, ne fushat e infrastruktures, energjise dhe arsimit. Sekretarja e Shtetit, Gudrun Kopp, gjate nje takimi me numrin dy te qeverise, Ministrin e Jashtem, Ilir Meta, i cili ndodhet ne nje vizite zyre ne Berlin, shprehu gatishmerine gjermane per rritjen e bashkepunimit. Pasi vuri ne dukje bashkepunimin e ngushte ekonomik prej dy dekadash midis dy vendeve, Kopp, beri nje vleresim te vecante ndaj politikes se jashtme shqiptare, e cila po kombinohet ne menyre efikase me politikat zhvillimore dhe tregtare te vendit. “Shpreh gatishmerine e qeverise gjermane per te vazhduar bashkepunimin e ngushte me Shqiperine, duke e fokusuar vemendjen ne fushat e infrastruktures, energjise se rinovueshme, arsimit dhe trajnimit profesional. Ne vleresojme masat e marra nga qeveria shqiptare per te luftuar korrupsionin, si nje nevojshmeri per te terhequr investime te reja dhe per zhvillimin e metejshem te vendit”, u shpreh ajo. Nga ana e tij, Ministri Meta, pasi shprehu mirenjohjen per kontributin e madh te Gjermanise gjate 20 viteve te fundit ndaj zhvillimit te disa sektoreve strategjike ne Shqiperi, e njohu Sekretaren e Shtetit Gjerman, Kopp, me ndryshimet e medha qe vendi ka perjetuar gjate viteve te fundit, si ne drejtim te pershtatjes se legjislacionit me BE ashtu edhe ne zhvillimin e infrastruktures se brendshme dhe asaj qe e lidh me vendet fqinje. Meta shprehu gatishmerine e qeverise per te inkurajuar me shume kompani gjermane te investojne ne Shqiperi. Ne kete kontekst, ai theksoi potencialet e medha te vendit per investitoret gjermane duke vene ne dukje se Shqiperia eshte nje vend strategjik ne Ballkanin Perendimor, dhe se permes saj, investimet gjermane mund te fitojne nje dimension rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›