E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE akuzon agjencite e kreditit

Bashkimi Europian akuzon agjencitë e vlerësimit të kreditit si shkaktare të krizës ekonomike dhe financiare të Eurozonës. Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Michel Barnier, ka deklaruar se në nëntor do të prezantojë një projektligj, i cili do të ndalojë vlerësimet e gabuara mbi aftësitë kredituese të vendeve. Gjithashtu do të propozojë pezullimin e vlerësimeve, nga ana e agjencive, për ato vende që janë duke marrë ndihma ekonomike nga ndërkombëtarët.

Agjencitë e kreditimit janë një nga shkaqet e krizës. Nuk kanë ditur ta parandalojnë atë dhe nuk kanë dhënë vlerësimin e duhur dhe kanë bërë vlerësime të gabuara që kanë pasur efekte të rënda. Është kjo akuza e bërë nga Komisioneri Europian për tregun e brendshëm, Michel Barnier, në një konferencë shtypi në Bruksel. Barnier ka premtuar se do të reagojë me masa të forta ndaj tyre në muajin e ardhshëm. Ai ka premtuar se do ta marrë seriozisht këtë çështje.

Në muajin nëntor do të prezantoj një kapitull të ri të rregullimit të agjencive të vlerësimit të kreditit, I cili është mëse i nevojshëm. Projektligji do të jetë I domosdoshëm për shmangien e vlerësimeve të gabuara, të cilat kanë pasur dhe kanë një efekt prociklik.

Barnier ka shtuar se ajo e borxhit public është një situatë që mund të rëndohet me vlerësime të dhënash të rastësishme apo të dhëna që nuk lënë të kuptohet se cila është metodologjia e përdorur. Për barnier, hipotesat e studimit janë të ndryshme. Eurokomisioneri ka thënë se po reflektohet mbi mundësitë e të vlerësuarit të kredive. Në këtë këndvështrim, mund të evitohet apo mohohet ratingu për një periudhë të nevojshme. Mënyra më e mirë sipas barnier, është pezullimi I vlerësimit për ato vende që kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, të atyre vendev që janë duke marrë ndihma ekonomike. Ne jemi për eleminim të konflikteve të interesit, ka përfunduar barnier.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›