E Shtunë, 31 Tetor 2026

Backa Osteoporoza mjekohet dhe parandalohet ne fazat e para

Teuta Backa mjeke reumatiloge në ABC News tregon se si mund të parandalohet kjo sëmundje. Ushqimet që duhen konsumuar dhe ato që s’duhet të përdoren.

Backa thotë se osteoporoza është një sëmundje e kockës dhe se ajo dëmton shumë kockën.
Sipas saj janë disa elemente të kockës që nga kjo sëmundje humbasin me kohën dhe dobësojnë shumë atë dhe kjo sjell deri në thyerjen e kockës.  Backa thotë se kjo është një sëmundje që është përhapur shumë në botë. Sipas saj studime të mirëfillta në Shqipëri për këtë sëmundje.

“Kjo sëmundje duhet mjekuar që në fillim, me qëllim që të mos kemi fraktura, pasi në momentin që ndodh fraktura kostoja është shumë e lartë. Osteoporoza mjekohet dhe parandalohet në fazat e para”, thotë Backa.

Ajo më tej tregon ushqimet që duhen përdorur që e parandalojnë këtë sëmundje, pasi ushqejnë kockën me kalcium.  “Duhet të konsumohen shumë bulmet, u kalciumi është i lartë, po ashtu zarzavatet, peshku po ashtu. Po kështu e rëndësishme është marrja e rrezeve të diellit, në orët e duhura dhe jo në oraret kur dielli është shumë i fortë dhe rrezet e tij janë të dëmshme. Duhani dhe alkooli janë shumë të dëmshëm, ndaj s’duhen të përdoren”, thotë Backa.

Sipas saj më të riskuara janë gratë mbi moshën 50 vjeç, kur nis edhe menopauza, pasi në këtë kohë ndryshojnë hormonet dhe nis dobësimi i kockës. Kjo sëmundje rrezikon më shumë gratë me ngjyrë dhe burrat janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›