E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA- Venezuela, rivendosin ambasadorët e dëbuar pas konfliktit diplomatik

SHBA-ja dhe Venezuela së shpejti do të rivendosin ambasadorët e dëbuar gjatë një konflikti diplomatik vitin e kaluar, një shenjë e marrëdhënieve të ngrohta midis Presidentit Hugo Chavez dhe atë që ai e quan " Perandoria e Shteteve të Bashkuara". Majtisti Chavez, ka ulur tonin në kritikat e tij mbi politikën e jashtme të SHBA-së, që kur Barack Obama mori detyrën në janar, pjesërisht për shkak se presidenti i Shteteve të Bashkuara është i popullarizuar në Amerikën Latine në dalllim nga paraardhësi i tij George W. Bush.
Obama nga ana tjetër, është zotuar të angazhohet me vendet të konsideruara problematike nga SHBA-ja. Venezuela, një nga furnizuesit më të lartë me naftë të Shteteve të Bashkuara, tha se përfaqësuesi i saj do të kthehet në Washington këtë javë. Një burim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së tha se ambasadori Patrick Duddy, do të kthehet në Caracas, por pa përcaktuar datë. "Kjo demonstron dëshirën nga ana e presidentit Obama për të përparuar në një proces komunikimi, i cili është i paqëndrueshëm dhe për të përmirësuar marrëdhëniet", tha ministri i Jashtëm venezuaelian, Nicolas Maduro, në një deklaratë, duke konfirmuar kthimin e ambasadorëve. Chavez dhe Sekretarja amerikane e Shtetit ,Hillari Klinton, kishte rënë dakord në prill se do të angazhoheshin për të rivendosur të dërguarit.
Chavez dëboi të dërguarin e SHBA-së në Caracas, në shtator dhe Washingtoni u kundërpërgjigj duke larguar ambasadorin venezuelian pas një mosmarrëveshjeje që kanë të bëjnë me akuzat e ngritura nga aleatja venezueliane, Bolivia, se Washingtoni kishte ndërhyrë në punët e saj të brendshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›