E Diel, 1 Nëntor 2026

Togo, avioni i Zapateros anulon ngritjen pas një defekti

Avioni i kryeminitrit të Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, u detyrua të ndërpriste tentativën e tij të parë për ngritje nga Togo, pasi treguesit e shpejtësisë ajrore mbi avion, dështuan.
Zapatero ndodhej në Togo për një takim me presidentin e vendit Faure Gnassingbe, me të cilin ai zhvilloi bisedime pas mbërritjes së tij nga Nigeria, si pjesë e etapës së fundit të turit në Afrikën Perëndimore. Sipas raportimit të medias spanjolle, Zapatero kishte fluturuar drejt kryeqytetit të Togos, në bordin e një avioni të Forcave Ajrore Spanjolle. Avioni ushtarak me të cilin Zapatero kishte planfifikuar të kthehej për në Spanjë, u detyrua të ndërpriste nisjen, për shkak të një mosfunksionimi në treguesit e shpejtësisë. "Avioni po drejtohej normalisht dhe ata kishin fuqi të mjaftueshme për t'u ngritur, por ndodhi një problem në treguesit e shpejtësisë. Piloti bëri një frenim të shpejtë dhe u drejtua për në pjesën e parkimit", tha koloneli Dokisime Gnama-Latta,, kreu i Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil në Togo.
Pas tre orë në terren, avioni ishte në gjendje të ngrihej normalisht. Të martën, Zapatero ndodhej në parlamentin e Togos ku ai ishte dëshmitar i votimit për të shfuqizuar dënimin me vdekje.
Duke iu drejtuar parlamentit, Zapatero e quajti votimin një hap gjigand për Togon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›