Një zyrtar i PTK arrestohet për rryshfete, merrte 3500 euro duke mashtruar

Pejë, 25 qershor, NOA Forcat e policisë së Kosovës, pas punës intensive dy mujore për mbledhjen e dëshmive përkatëse, kanë vënë në pranga një punonjës të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, pasi dyshonin se ai merrte ryshfete dhe ka shpërdoruar detyrën.
Sipas të dhënave policore, ndaj tij dyshohet se ekziston kryerja e veprës penale të
Shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Personi në fjalë është një A.H, koordinator i Sistemit të Rrjetit në Vala të PTK-së, njofton drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Shkaku i arrestimit të tij është se ai ka kërkuar rryshfet nga dy qytetar për punësim në PTK dhe kishte arritur që prej tyre të marrë 6.500 euro, duke i mashtruar me përpilimin e kontratave false.
Në bazë të informacioneve që kanë poseduar hetuesit, i dyshuari u kishte kërkuar viktimave nga 3.500 euro për person.
n.e/NOA