E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, apel Prishtinës dhe Beogradit: Mos çoni dëm arritjet e deritanishme

10-04-2013 / Gazeta 55

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek përmes një komunikate për shtyp i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të  mos lejojnë që puna e bërë  prej vitesh në interesin e qytetarëve të tê dyja palëve dhe negociatat midis palëve të braktisen pas refuzimit të marrëveshjes nga Serbia, “Politikanët në Beograd por edhe në Prishtinë duhet të sigurojnë që progresi i bërë deri tani nuk do të shkojë dëm”, shprehet Lunaçek. Ajo thekson, se mundësia për të gjetur kompromise është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Për raportuesen e Kosovës, nëse s’ka marrëveshje, s’ka hapje të negociatave të anëtarësimit me Serbinë . “Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është parakushti për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë. Përderisa ka një dritare shprese, atëherë dera duhet lënë hapur”- shprehet Lunaçek.  Por Lunaçek insiston gjithashtu, se refuzimi i marrëveshjes ve në pikëpyetje edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës edhe negociatat për marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit për Kosovën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›