E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonfigurimi i KQZ, Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e PD

10-04-2013 / Gazeta 55

Mazhoranca kërkon barazpeshimin politik në KQZ, pas daljes së LSI-së nga koalicioi qeveritar. Sipas kërkesës balancimi politik është në themel të administratës zgjedhore që nga KQZ dhe deri në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta

Partia Demokratike kërkoi sot lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ. Përmes një letre drejtuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i grupit kuvendor të PD, Astrit Patozi kërkoi që Ilirjan Muho të lirohet nga detyra me qëllim baraspeshimin politik në KQZ. Për këtë arsye, grupi kuvendor demokrat thekson nisjen pa vonesë të procedurave të zëvendësimit.
Menjëherë pas zyrtarizimit të kërkesës, komisioni parlamentar i ligjeve është mbledhur për shqyrtimin e saj. Në kërkesë thuhet se pas deklarates se LSI për të dalë nga koalicioni qeveritar eshte prishur balanca politike ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kërkesës balancimi politik është në themel të administratës zgjedhore që nga KQZ dhe deri në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.

Reagimi i LSI-së
Kërkesat e PR dhe të PD për rikonfigurimi i KQZ-së pas largimit të LSI-së nga qeveria, për nënkryetarin e kësaj partie Ylli Manjani  i cilësoi ato si të papajtueshme me ligjin.
“PR dhe PD kanë papajtueshmëri në atë që kërkojnë. KQZ është ndërtuar mbi bazën e një kodi zgjedhor konsensual, anëtarët e KQZ janë emëruar në bazë të kodit dhe shkarkohen po sipas tij, s`ka të bëjë politika. KQZ është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe tendenca për ta politizuar dhe ndryshuar konfigurimin është një cenim për procesin zgjedhor. S’duam të paragjykojmë as komentojmë askënd për këtë çështje”, deklaroi Manjani.

Rama: Prekja e KQZ, dhunë antikushtetuese
Kryesocialisti Edi Rama dënoi kërkesën e mazhorancës për të liruar nga detyra anëtarin e LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas kalimit të saj nga Qeveria në opozitë. Nga profili i tij në Tëitter, Rama deklaroi se prekja e KQZ-së me dhunë antikushtetuese tregon se çfarë regjimi do të shporrin socialistët në 23 qershor dhe se çfarë paniku ka mbërthyer Berishën. Rama shtoi se prekja e KQZ-së rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›