BE ben thirrje per qetesi Te nise urgjentisht dialogu
Bashkimi Europian u ben apel paleve politike ne Tirane te angazhohen ne dialog politik per te zgjidhur sa me shpejt krizen me qellim qe te shenohet progres ne rrugen europiane.
Per te dyten here brenda tri diteve perfaqesuesja e larte e BE-se Catherine Ashton dhe komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule kane leshuar nje deklarate te perbashket per Shqiperine ku bejne thirrje per qetesimin e situates pas demonstrates se 21 janarit. U kerkojme urgjentisht te gjitha forcave politike qe te bejne thirrje per qetesi dhe tu shmangen provokimeve.
Me qellimin qe Shqiperia te shenoje progres ne rrugen europiane ne edhe njehere u kerkojme politikaneve shqiptare te angazhohen ne nje dialog konstruktiv per te zgjidhur pa asnje vonese tjeter qorrsokakun e vjeter politik dhe te mobilizojne energjite e vendit ne kete perfundim thuhet ne deklaraten e perbashket.
Reagimi i KiE
Pas deklarates se Bashkimit Europian ka reaguar dje edhe Keshilli i Europes. Presidenti i Asamblese Parlamentare te KiE-se i ka kushtuar nje pjese te fjalimit te tij ne hapjen e punimeve te Asamblese situates ne Shqiperi. Njerezit nuk duhet te vdesin si rezultat i luftes politike. Kjo eshte e papranueshme tha Presidenti duke iu referuar situates ne Shqiperi ku tensionet ekzistuese degjeneruan javen e kaluar qe rezultoi ne vdekjen e disa personave. Ne duhet te jemi me aktive ne mbeshtetjen e ndryshimeve demokratike permes revolucionit paqesor.
Propozimi ne PE
Aleanca e Liberaleve dhe Demokrateve per Europen ne grupim politik ne Parlamentin Europian do te propozoje qe perfaqesuesja e larte e BE-se Catherine Ashton te emeroje nje negociator per te rivendosur qetesine ne Shqiperi. Si nje zedhenese per Grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqiperine une do te paraqes nje kerkese per Parlamentin Europian per mbajtjen e nje debati serioz dhe te hollesishem mbi perballjen e tejzgjatur politike ne Shqiperi ne sesionin e ri. Perfaqesuesja e Larte Ashton duhet te emeroje nje mediator te BE-se per Shqiperine per te rivendosur qetesine dhe debatin normal politik per vendin ne menyre qe aspiratat legjitime te shqiptareve te zakonshem te mos largohen akoma me teper nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual tha dje zedhenesja e Aleances Marietje Schaake. U shokova kur pashe te premten e shkuar perleshje te dhunshme e protesta ne Tirane si dhe reagimin e tepruar nga ana e policise. Jam zhgenjyer dhe zemeruar akoma me shume nga toni dhe permbajtja e deklaratave si nga kryeministri Berisha ashtu edhe nga lideret e opozites te cilat vetem sa ushqejne akoma me shume polarizimin e thelle te jetes politike shqiptare theksoi me tej zedhenesja e grupit te eurodeputeteve.