Seseri leter te hapur ambasadorit te SHBA
Rudina Seseri
I nderuar Zoti Ambasador
Po ju drejtohem hapur dhe jo rastesisht ne keto dite shume te veshtira per Shqiperine. Ju perfaqesoni vendin dhe kombin kampion te demokracise nga i cili mesojne te gjitha vendet dhe kombet kudo ne bote. Ju perfaqesoni autoritetin dhe shpresen per nje bote te paqme demokratike dhe ne dobi te njerezve. Ju perfaqesoni vendin qe me arsimoi qe me kultivoi profesionalisht qe ndryshoi jeten time me mundesite qe me ofroi dhe qe tani mund te quhet me krenari edhe vendi im.
shte e vertete qe pas permbysjes se komunizmit Shqiperia ka bere progres. shte e vertete qe Shqiperia aspiron demokracine dhe integrimin europian. shte e vertete qe Shqiperia eshte nje partner i NATO-s. Por eshte po kaq e vertete qe Shqiperia eshte nje vend i vogel i varfer me mendesi ende te paqarta demokratike peng i te kaluares se saj dhe e sfiduar ne cdo drejtim ne perpjekjet e saj per te ecur perpara.
Ju duhet te dini Zoti Ambasador se jam riangazhuar ne Shqiperi pas 15 vitesh ne SHBA me deshiren per te ndihmuar vendim tim te zhvillohet e te shkoje perpara. Por kjo me rezulton gjithnje e me e veshtire. Sepse ne Shqiperi nuk eshte kultivuar respekti per mendimin ndryshe dhe mendimi ndryshe eshte i ndaluar jo me ligj por me nje trysni te jashtezakonshme ndaj individit. Sepse ne Shqiperi nuk eshte kultivuar respekti per opoziten dhe opozita konsiderohet si armike. Sepse ne Shqiperi nuk jane bere asnjehere zgjedhje demokratike por perzgjedhje kusaresh. Sepse ne Shqiperi kryeminister do te thote te zoterosh fuqi absolute me pushtet mbi gjithcka perfshire Presidentin Parlamentin drejtesine.
Para pak ditesh tre qytetare u vrane ne mes te bulevardit dhe nje i katert eshte ne spital me nje plumb ne koke sepse ne varferine e tyre te skajshme mendonin ndryshe nga qeveria te revoltuar nga skenat mafioze me qeveritare hajdute te shfaqura publikisht. Ne vend qe keto skena te perfaqesonin nje moment reflektimi per qeverine e cila per konsumim te brendshem dhe te jashtem nxiton te rreshtoje fitore te medha kunder korrupsionit kryeministri shpall beteja donkishotiane duke e shtyre vendin ne aventure. Asnje keqardhje nga shteti per keta njerez te varfer per keta femije jetime. Asnje tentative nga shteti per te shpetuar jeten qe eshte ne fije te perit. Perkundrazi i shpallet lufte armikut imagjinar i behen kercenime publike kryetarit te opozites deklarohen komplote e puce te paqena me skenare qe ngjajne si dy pika uji me ato te periudhes se erret komuniste. Pyesni Zoti Ambasador dhe do tju tregojne se ky vend ka paguar shtrenjte me jete njerezish edhe te pakten dy here te tjera fale halucinacioneve komuniste te kryeministrit.
Une e kuptoj Zoti Ambasador se sa i rendesishem eshte stabiliteti qe ju perpiqeni te kultivoni ne Shqiperi dhe ne rajon. Por edhe e di mire po prej eksperiences time amerikane se eshte vetem demokracia e mirefillte ajo qe mund te sjelle nje stabilitet te qendrueshem. Demokraci per Shqiperine do te thote respekt per njeri-tjetrin ulje ne tryeze per te biseduar respekt per shtetin dhe ligjin vendosmeri per te denuar hajdutet dhe mbi te gjitha zgjedhje te lira e te ndershme. Ende nuk kemi arritur te ngreme asnjerin prej ketyre themeleve ne Shqiperi. Prandaj Shqiperia eshte nje vend qe ka nevoje per shume me teper ndihme nga ju Zoti Ambasador si nje mik i vertete i ketij vendi.
Kjo ndihme kerkohet sot nga ju Zoti Ambasador sepse ju perfaqesoni vendin qe shqiptaret respektojne me shume. Kerkohet sot Zoti Ambasador sepse pushteti absolut dhe padrejtesia po na con drejt gremines. Ne fjalet e Martin Luther King Jr. nje drejtesi e vonuar nuk mund te vazhdoje te jete nje drejtesi e harruar. Ndihma juaj kerkohet sot sepse neser do te jete vone Zoti Ambasador shume vone.
Me respekt
Rudina Seseri
Deputete e Partise Socialiste