E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Nuk do te zbatojme urdher-arrestet e Prokurorise

/ /

Policia nuk do te ekzekutoje urdher-arrestet e leshuara nga Prokuroria per ndalimin e gjashte krereve te Gardes se Republikes.

Deklaraten e beri dje kryeministri Sali Berisha ne nje prononcim per agjencine italiane te lajmeve Ansa. Urdher-arrestet nuk mund te zbatohen ne menyre absolute ne baze te Kodit te Procedures Penale u shpreh kreu i ekzekutivit ne prononcimin per median italiane. Gjate takimeve te djeshme me perfaqesuesit e policise dhe Gardes e me pas ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive kreu i ekzekutivit akuzoi serish Prokurorine se po ndermerr nje plan B per grushtin e shtetit sic e quajti ai. Ai iu referua lirimit te te arrestuarit nga policia per armembajtje pa leje gjate demonstrates. Zonja qe liron njeriun i cili u versul me pistolete drejt gardisteve te cilet e mbrojne duhet te kete te qarte se ka hyre ne ujera shume te gabuara dhe se nuk eshte ky zbatimi i ligjit. Nuk eshte kjo menyra e zbatimit te ligjit per te cilen kane votuar qytetaret shqiptare. Te kerkosh arrestimin e komandantit te Gardes se Republikes dhe atyre qe mbrojten institucionet dhe te lirosh banditin qe u vuri zjarrin institucioneve deshmon se nxjerr veten shume keq para shqiptareve dhe botes. Megjithate ne keto rrethana te vazhdimit te skenarit B une kam kerkuar dhe kerkoj ndihmen e vendeve mike per nje hetim te plote u shpreh kryeministri. Berisha tha me tej se ka kerkuar nga vendet e tjera ekspertize per hetimin e vrasjeve ne demonstrate teksa theksoi se me ngjarjet e 21 janarit i eshte bere nje dem i madh vendit nga pikepamja ekonomike.
Takimi me Garden
Mesditen e djeshme kreu i ekzekutivit u takua me efektivet e Gardes se Republikes ku prane tij qendronte kreu i Gardes Ndrea Prendi nje prej gjashte personave qe i eshte prere flete-ndalimi nga Prokuroria. Ne kete takim Berisha eshte ndalur edhe ne vrasjen e nje prej demonstruesve prane deres se Kryeministrise. Gardisti qe ishte karshi atyre qe hyne ne territor qelloi ne ajer heren e dyte rregullorja e thote asgjeso nuk mund te pranonte te vritej ai as nuk mund te pranonte te leshonte armen apo te linte detyren ai qelloi me qellim ne ajer eshte shprehur kryeministri. Ne kete takim ai ka zbuluar per here te pare se i eshte paraqitur si variant per te thirrur ushtrine per te shperndare protestuesit por qe nuk e ka pranuar. Me sugjeruan te marrim ushtrine ne asnje menyre jo me bene sugjerime te tjera ne asnje menyre neser le te vijne prape ne jemi vend i lire jemi vend i vlerave ne nuk mposhtemi nuk na mposht njeri kemi vlerat e lirise dhe gjendemi para nje skenari te dyte skenari B qe eshte dhe me i pabesueshem vijoi me tej fjalen e tij kreu i ekzekutivit. Ne takimin me policet Berisha akuzoi serish Sherbimin Informativ Shteteror i cili sipas tij nuk dha asnje informacion per demonstraten. Duke ironizuar punen e Sherbimit ne kete rast kryeministri tha se me shume informacione ka marre nga kryepleqte e fshatrave. Agjencia e cila eshte pergjegjese kryesore per informacionin per rendin kushtetues te vendit ne te cilen taksapaguesit shqiptare paguajne 1000 burra e gra i dha drejtorit tuaj ne daten 20 janar zero informacion. Kjo eshte jashtezakonisht e rende dhe perben nje akt te paprecedent. Nderkohe kur ju garantoj se nga kryepleqte e Shqiperise kam marre me qindra informacione se po rekrutohen njerez po shperndahen leke po jepen 1000-1500 leke per transportin dhe 20-30 mije leke te reja per goditjen me gure. Kurse kjo Agjenci u shurdhua dhe u verbua me mekanizmat qe Parlamenti do ti nxjerre ne shesh perfundoi fjalen e tij Berisha.

Adi Shkembi

Bien aksionet shqiptarene burse
Kaosi i krijuar ne vendin tone gjate 21 janarit ku policia u perlesh me demonstruesit opozitare duket se ka dhene efekt ne burse ku aksionet e investitoreve te medhenj ne Shqiperi kane pesuar renie. Ne blogun e Nasdaq.com nje web qe i kushtohet ecurise se tregjeve te kapitalit duket se aksionet e kompanise Bankers Petroleum kane rene ne vlere me 5 per qind gjate dites se protestave. Sipas Aleks Klein nje analist i Dundee Capital Markets nje banke investitore ne tregjet e kapitalit cmimi i blerjes se aksioneve per BP duhet te ishin ne objektivin e 10.50 dollareve me nje renie 5 per qind pas raportimeve per protesta te dhunshme kunder qeverise shqiptare. Nuk kemi informacion per momentin per te thene nese protesta ka ndikuar ne operacionet e Bankers ne ndonje menyre. Gjithsesi ne mendojme se stoku mund te vihet ne nje presion shitjeje pas destabiliteti politik ka thene analisti Klein sipas faqes online te Nasdaq.com.

Forumi per Mediat e Lira U dhunuan gazetaret
Forumi Shqiptar per Mediat e Lira shprehu dje shqetesimin e tij rreth dhunes se ushtruar ndaj gazetareve. Shprehim shqetesim ndaj veprimeve kriminale te forcave te sigurise te cilat hapen zjarr me 21 janar mbi tavolinen ku vet policia kishte vendosur gazetaret per te filmuar protesten e thirrur nga opozita. Rreth ores 15 ne pasdite nje bresheri plumbash e leshuar nga brenda kryeministrise ka pasur objekt tavolinen ku ishin vendosur kamerat dhe gazetaret e disa redaksive mes te cileve Vizion Plus Top Channel dhe ABC News. Nga ky sulm mbeti i vrare nje qytetar i rastesishem qe ishte ngjitur se bashku me gazetaret ne tavolinen e punes dhe u plagos gazetari Fatos Mahmutaj qe punonte per stacionin ABC News. Forumi Shqiptar per Mediat e Lira kerkon nje hetim te thelluar per ngjarjet ku te perfshihet si veper penale me vete hapja zjarr mbi gazetaret dhe dhuna mbi ta si goditje per shkak te detyres Per fat te mire ekzistojne gjithe provat filmike qe provojne zjarrin e hapur mbi gazetaret dhe dhunen e ushtruar ndaj tyre shprehet Forumi per Mediat e Lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›