E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkoton KQZ-ne PD Ristani ti drejtohet Kuvendit

/ /

Partia Demokratike i kerkoi dje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te informoje Kuvendin e Shqiperise mbi bojkotin e tre anetareve te opozites ne KQZ. Anetaret e opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve bojkotuan dje per here te peste radhazi mbledhjet e KQZ-se kur Kodi Zgjedhor parashikon zevendesimin e anetareve nese bejne me shume se 2 mungesa te paarsyetuara. Kreu i KQZ-se Arben Ristani u ka kerkuar shpjegim anetareve te opozites me ane te nje shkrese zyrtare per mungesat e tyre por dje ai beri te ditur se ende nuk ka marre sqarime nga Subashi Laze dhe Varfi per mospranine ne 5 mbledhjet e fundit. Ju na thate heren tjeter qe keni nisur nje leter per anetaret e komisionit qe nuk jane disa here ne mbledhje. Ka ndonje pergjigje nga ata deklaroi dje Njazi Kosovrasti perfaqesues juridik i PD-se ne KQZ. Ristani u pergjigj vetem me nje fjali. As tek une si kryetar as ne protokoll nuk ka ndonje pergjigje akoma tha kreu i KQZ Ristani. Por Kosovrasti kerkoi nga Ristani te informoje Kuvendin mbi kete situate qe sipas tij eshte e papranueshme. Une mendoj se gjeja me e thjeshte qe mund te behet ne kete rast ju si kryetar duhet ta informoni Kuvendin per cka ndodh ne KQZ shtoi Kosovrasti. Por sipas Kodit Zgjedhor ne keto kushte KQZ duhet te kerkoje zevendesimin e anetareve qe kane bere mungesat e pajustifikueshme. Por mungesa e anetareve te opozites ne KQZ eshte nje strategji e opozites per bojkot e cila ka nisur edhe per Kuvendin duke mos marre pjese ne asnje mbledhje. Nese kjo situate vijon ne kete forme atehere KQZ do te duhet te kerkoje zevendesimin e anetareve per shkak se ne shume vendime kerkohet nje shumice anetaresh prej te pakten 5 votash. Nese anetaret e opozites nuk vijne atehere mbarevajtja e zgjedhjeve lokale eshte ne pikepyetje. Paanshmeria tregohet pikerisht ketu ku ne diskutojme ne menyre profesionale dhe nuk shkojme sipas preferencave te politikes. Kemi detyre te bejme zgjedhjet jemi betuar se do ti bejme zgjedhjet eshte shprehur me heret Ristani per bojkotin e anetareve te opozites ne KQZ.
Vendimet
Ne mbledhjen e djeshme te KQZ u moren disa vendime per zgjedhjet e 8 majit. Kutite e votimit qe do te perdoren do te jene ato te 2009 ndersa modeli i kutive te materialeve zgjedhore do te percaktohet pas boshatisjes se magazines se Lundres. Kete vendimmarrje rikonfirmojme dhe njehere kutite e votimit dhe do te merremi ne nje etape te dyte me kutite e materialeve tha Ristani. Ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne qendren e votimit do te kete dy dhoma te fshehta nje prej te cilave per personat me aftesi te kufizuara.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›