E Diel, 1 Nëntor 2026

BE deklaron mbyllje kapitujsh anëtarësimi, Kos: Së shpejti mbyllim kapituj me Shqipërinë

Bashkimi Europian do të nisë së shpejti mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Lajmi u bë publik këtë të martë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në përmbyllje të Presidencës qipriote të Këshillit të Bashkimit Europian.

Në një mesazh publik, Kos vlerësoi se Presidenca qipriote i dha një shtysë të fortë procesit të zgjerimit. Mes vendeve që shënuan përparim gjatë këtij gjashtëmujori, Shqipëria i është qasur mbylljes së kapitujve të parë vetëm pak më shumë se 1 vit që nga hapja e tyre. 

“Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme për grup kapitullin e themeloreve dhe së shpejti do të fillojë mbylljen e kapitujve”, tha Kos.

Shqipëria gjendet aktualisht në grupin e parë të atyre që pritet të anëtarësohet së bashku me Malin e Zi. Për këtë të fundit, Komisionerja renditi si sukses pas 17 vitesh nisjen e punës së Bashkimit Europian punën për hartimin e një Traktati Anëtarësimi për një shtet të ri.

Traktati i Anëtarësimit firmoset duke shënuar një marrëdhënie të re të vendit që pranohet me Bashkimin Europian. Hapi tjetër është ratifikimi i këtij traktati nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. 

Ndërsa ka renditur mbylljen së shpejti të kapitujve të parë për Shqipërinë, brenda bilancit të presidencës qipriote, indikacioni më i mundshëm është që procesi të jetë tashmë gati dhe të ndodhë së shpejti.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›