Produktet artizanale tërheqin turistët, rritet interesi për produktet e zonës së Përmetit

Teksa turizmi në jug të vendit vijon të rritet, gjithnjë e më shumë vëmendje po marrin edhe produktet artizanale, të cilat janë kthyer në një ndalesë të preferuar për vizitorët. Përgjatë aksit nacional Këlcyrë–Përmet, ne disa tezga ofrojnë shijet dhe aromat karakteristike të zonës, duke u dhënë turistëve mundësinë të njohin nga afër traditën vendase.
Sipas tregtarëve, interesi për produktet artizanale është rritur ndjeshëm vitet e fundit, në të njëjtin hap me zhvillimin e turizmit. Vizitorët kërkojnë produkte autentike, të prodhuara nga fermerët e zonës dhe të mbledhura në natyrë, duke vlerësuar cilësinë dhe origjinën e tyre.
“Produktet u pëlqejnë shumë të huajve. Polakët, për shembull, përdorin shumë raki. Polakët dhe çekët vijnë këtu, në Grykën e Këlcyrës. Lokali tërheq vizitorë përtej ujëvarës, klimës dhe maleve. Kur vijnë këtu, mbeten të habitur dhe thonë: ‘Çfarë është kështu?'”, u shprehën ata.
Përtej peizazheve dhe mikpritjes, produktet artizanale po bëhen një tjetër arsye që turistët të ndalen në Këlcyrë dhe Përmet, duke i dhënë vlerë traditës, punës së fermerëve dhe identitetit të zonës.
/rtsh.al/