E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta para Parlamentit, përshkallëzohet situata, shoqërohen 6 protestues

Situata është përshkallëzuar këtë të martë (30 qershor), para Parlamentit, ku një grup protestuesish u mblodhën ndërsa po zhvillohej seanca plenare.

Protestuesit u përplasën me efektivët e policisë, duke tentuar të çajnë kordonin e sigurisë të vendosur përpara hyrjes së godinës së Kuvendit.

Si pasojë e incidenteve, 6 protestues janë shoqëruar në polici, mes tyre edhe aktivisti Dritan Goxhaj. Në protestat e zhvilluara deri më tani, Goxhaj ka qenë ai që ka lexuar publikisht kërkesat e protestuesve.

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë, në shenjë mbështetjeje për personat e shoqëruar.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe opozitës. Gjithashtu, disa protestues kanë hedhur sende në drejtim të automjeteve që po largoheshin nga ambientet e Kuvendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›