BE dënon dhunen kundër ndërkombëtarëve në Veri
BRUKSEL-Trazirat e sotme në veri të Kosovës janë vënë në qendër të vëmendjes dhe të Brukselit.
“Bashkimi Evropian dënon dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bën thirrje të gjithëve të sillen me përgjegjësi”, ka deklaruar sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.
Sipas zëdhënëses Kocijançiç, Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe poashtu e mbështet heqjen e barrikadave.
Ajo ka thënë se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen.
(d.b/BalkanWeb)