E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 vjecari humb kontrollin e mjetit, aksidentohen 3 shokët

BELSH- Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Fierzë-Cepë, në komunën e Belshit.

Burime të Policisë lokale bënë të ditur se "mjeti "RENO" me targa të huaja, i drejtuar nga 16 vjeçari A.Peqini, ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur, duke shkaktuar plagosjen e 16 vjeçarit , si dhe dy shokëve të tij pasagjerë, Sokol Kaca, 28 vjeç dhe 17 vjeçarit A.Hysa, banorë të fshatit Cepë".

Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën lëviste mjeti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›