E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: Janë rreth 420 mijë raste potencial i mundshëm për t’u falur

27/09/2011  Ligji i Faljes, administrata tatimore pohon se bizneset janë njoftuar zyrtarisht

Borxhi që bizneset i kanë Administratës Tatimore dhe mund të përfitojnë nga ligji i Faljes arrin në 57.7 miliardë lekëve një potencial të mundshëm rreth 420 mijë raste. Deri më sot, administrata tatimore njofton se janë shqyrtuar, falur dhe sistemuar rreth 32 400 raste me vlerë rreth 12.8 miliardë lekë. Zyrtarë të Administratës Tatimore pohojnë se është bërë njoftimi i të gjitha bizneseve që përfitojnë në mënyrë zyrtare, duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë promovimi. Sipas drejtorit të Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, Erjon Prifti, tashmë janë njoftuar rreth 51 mijë biznese, të cilat mund të përfitojnë nga ky ligj. “Deri më datën 20.09.2011, nga subjektet që kanë paguar detyrimet e prapambetura, janë shqyrtuar dhe kanë përfituar faljen e detyrimeve të papaguara (tatim + kamatëvonesë + gjobë) 271 raste, nga të cilat 39 raste që kanë paguar 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009 me vlerë 812 mijë lekë, 145 raste të cilat kanë paguar 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 me vlerë 14 milionë lekë dhe 260 raste, të cilat kanë paguar kontributin e sigurimeve shoqërore me 100% me vlerë 19.5 milionë lekë”, - shprehet Prifti. Administrata tatimore iu bën thirrje tatimpaguesve të paguajnë në mënyrë vullnetare. Koha e zbatimit të këtij ligji është deri më datën 31 dhjetor 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›